Shteti: Ne kontrollojmë dokumentet, feja i administron ato
Komunitetet fetare janë njohur gjithmonë për pasuritë e patundshme që kanë në "llogarinë" e tyre. Të katër komunitetet më të rëndësishëm fetarë në vendin tonë, mysliman, katolik, ortodoks e bektashi, janë diskutuar për trojet, të cilat që nga viti 1991 po përpiqen t‘u kthehen apo t‘u kompensohen, sipas ligjit.
Gjatë këtyre viteve ka pasur gjithmonë debate dhe diskutime mes përfaqësuesve të komuniteteve për sa i takon shitjes së atyre tokave, të cilat në bazë të statusit të bashkësive fetare duhet të shërbejnë në dobi të fesë. Sipas përfaqësuesve të shtetit, në këtë rast Komiteti Shtetëror i Kulteve dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave sqarojnë se detyra e tyre është angazhimi për sa i takon vërtetimit të dokumentacionit, gjetjes dhe kërkimit në arkiva dhe më pas kthimi apo kompensimi i këtyre trojeve. Ndërsa nga ana tjetër, anëtari i këshillit drejtues në Komunitetin Mysliman sqaron se shteti po ecën me ritme të ngadalta për sa i takon kthimit dhe kompensimit të pronave të bashkësive fetare, por edhe strukturat drejtuese, në rastin konkret të Komunitetit Mysliman, po abuzojnë duke mos bërë transport të kontratave të shitjeve të pronave, apo duke mos respektuar rregullat e besimit shpirtëror dhe pikat ku statusi flet për përdorimin e pronës. Në një forum, kreu i Komitetit të Kulteve, Rasim Hasanaj, ish-kreu i këtij komuniteti, Ilir Kulla, kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave, si dhe anëtari i këshillit drejtues në Komunitetin Mysliman, flasin lidhur me çështjen e pronave të komuniteteve fetare, ligjet e fundit të miratuar në ndihmë të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave, si dhe mungesën e transparencës për kontratat e shitjeve të pronave. Rasti më i fundit është ai i Komunitetit Mysliman, për të cilin një pjesë e përfaqësuesve të këtij komuniteti kanë hedhur aludime dhe akuza lidhur me shpërdorimin e pronave të tij.
"Një ligj i miratuar në muajin maj nga qeveria mundëson financimin e bashkive fetare qoftë nëpërmjet kompensimit me anë të rikonstruksionit, që janë objekte kulture, qoftë nëpërmjet ndihmës financiare", sqaroi ish-kreu i Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla. Kryesisht nëpërmjet këtij ligji mundësohet financimi i projekteve të ndryshme, si dhe mbështetja financiare për punonjësit e administratës, përfshirë edhe klerikët.
"Mungesa e transparencës dhe shitjet e njëra pas tjetrës të pronave të lëna trashëgim, janë një plagë që po shkatërron institucionin tonë. Një menaxhim i mirë i pronave do të sillte pavarësinë ekonomike nga çdo ndikim financimesh të huaja", sqaroi Ilir Hoxholli. Nga ana tjetër, kreu i Komitetit të Kulteve sqaron se problemet që kanë mes tyre duhet t‘i zgjidhin përfaqësuesit vetë, shteti ka për detyrë të zbatojë ligjin dhe të vendosë në dispozicion dokumentacionin, kërkimin dhe verifikimin e tyre.
Më parë, pronat e bashkësive fetare nuk kanë qenë të regjistruara në zyrat hipotekare, gjë e cila ka nxjerrë pengesë reale për kthimin e pronave për këto komunitete.
Kjo, nisur nga fakti se shteti komunist, kur konfiskoi pronat e bashkësive fetare, i ka dokumentuar dhe i ka ligjëruar në kuptimin e autorësisë.
"Për dijeni, me pronat që i janë kthyer KMSH-së sot, ajo jo vetëm që nuk do të kishte nevojë për rimbursime nga taksapaguesit, por do t‘u vinte në ndihmë njerëzve në nevojë me shkolla dhe spitale", sqaron Hoxholli. Sipas tij, kjo nuk e justifikon shtetin që zvarrit procesin, por sot besimtarët janë midis dy zjarreve pse nuk kthehet, por edhe kur kthehet, shitet me çmime qesharake që nuk u përgjigjen tregut.
"Kjo është arsyeja që sot zgjidhet kryetari në fshehtësi, shkarkohen njerëz, sekretari vulos kontrata të dyshimta, një komunitet që ka nevojë për krimin ekonomik.
Një kryesi që ka frikë të zgjedhë njerëz nga jashtë, por që po tkurret dita-ditës, sa që një njeri mban më shumë se dy poste", përfundoi anëtari i këshillit drejtues të Komunitetit Mysliman.