Ndryshon Kodi, java e punes deri ne 48 ore Sonila Isaku
Pas 10 vitesh me ndryshimin e kushteve ne pune, menyren e pagesave, diskriminimin, oraret etj., Keshilli Kombetar i Punes ka vendosur qe te kryeje rreth 90 ndryshime ne Kodin e Punes. Risite e reja qe jane parashikuar kane te bejne me rastet kur punon nga shtepia duke shfrytezuar teknologjine informacionit, cdo person do te paguhet. Kjo eshte tele-puna nje koncept i ri futur per here te pare ne kodin e punes. Keshtu ne rastet se nje person do te mund te punoje nga shtepia ne rastet e nje projekti, hartimi te shkresave apo per te kryer punen e tij jashte orarit te punes dhe kur kjo kerkohet nga titullari do te paguhet. Edhe ne rastin kur personi kete procedure do ta kryeje me telefon do te jene eproret e tij, ata qe do te referojne keto raste.
Sakaq ndryshime te reja priten dhe ato shkojne ne favor edhe te grave shtatzena te cilat kane marre nje mbrojtje edhe te madhe, ku ne nene te vecanta te tij eshte parashikuar ndalimi i pune se nates per to, si dhe leja e detyruar e pas lindjes eshte bere nga 42 ne 63 dite. Po ashtu Kodi i ri vjen edhe me kufizim te oreve te punes shtese, ku parashikohet jo me shume se 200 ore ne vit dhe vetem 48 ore pune ne jave. Por risi ka edhe per meshkujt, te cilet tashme mund te perfitojne 4 muaj leje per t'u perkujdesur per nevojat e femijes brenda 6 viteve te pare te jetes se tij. "Kemi arritur qe te kemi ndryshime ne 90 nene te ketij kodi, koha maksimale javore e punes do te jete jo me shume se 48 ore", tha Spiro Ksera, Kryetar i keshillit kombetar te punes. Sipas tij, Kodi i Punes nuk ka pesuar asnje ndryshim qe nga vitit 2003 dhe kjo eshte e treta here qe rishihet qe nga hartimi i tij. Duke qene nje distance kaq e larget, ne Kodin e Punes jane perfshire edhe zbatimi i nje sere ligjesh te cilat jane hartuar se fundmi. Keshtu, per here te pare hyn diskriminimi ne pune, ngacmimi seksual si dhe i jepet nje rendesi teper e vecante ne aspektin e mbrojtjes punemarresve. "Per here te pare, diskriminimi ne pune, ngacmimi seksual i jepet nje rendesi teper e vecante dhe ky Kod u jep mbrojtje punemarresve ne kete dimension, nje percaktim te ri, duke i kaluar te akuzuarit, barren e proves", tha Ksera. Po ashtu, ndryshimet e bera ne nenin per te drejten e pages ne ditet e festave zyrtare vetem kur ato bien ne dite pune, lehtesojne koston e punes per punedhenesit, duke e permiresuar klimen e biznesit, dhe duke e perputhur ate me praktiken evropiane. Per kete pjese ka qene av/ministri i Drejtesise Ermal Dobi, i cili ka theksuar se rregullat e reja per largimin e punonjesve nga puna jane disa here me te rrepta. "Rregullat e reja te parashikuara ne projektligj, do te ulin ndjeshem numrin e ceshtjeve gjyqesore mbi zgjidhjen e kontrates se punes, duke e shnderruar ne kete menyre ligjin ne garanci efektive per mbrojtjen e interesave te punemarresve, sepse projektligji parashikon demshperblimin e tyre dhe aplikimin e sanksioneve administrative ndaj punedhenesve ne rast te shkeljes se te drejtave te punemarresve" ka theksuar Dobi. Sipas tij, projektligji garanton te drejten e personave me aftesi te kufizuara apo grupeve vulnerabel per punesim ne kushte te pershtatshme per to, dhe mbi bazen e mundesive te njejta me kategorite e tjera te punemarresve, duke i njohur te drejten e ankimit ne rast se cenohet parimi i mosdiskriminimit.
Ndryshimet qe do te pesoje Kodi i Punes
-Parashikimi per here te pare i rregullave per tele-punen, nje dukuri kjo e re ne vendin tone,
-Rritja e mbrojtjes per grate shtatzena dhe nenat e reja nepermjet rritjes se periudhes se detyrueshme te lejes se paslindjes nga 42 ne 63 dite,
-Ndalimin e punes se nates per grate shtatzena dhe me femije ne gji,
-Mbrojtjen nga diskriminimi ne pune dhe barazine ne pagese pa diskriminim,
-Mbrojtjen me te mire ne punesimin e te miturve nepermjet rritjes se moshes nga 14 vjec ne 15 vjec.
-Njoftimi qe i ben punedhenesi per zgjidhjen e kontrates se punes duhet ta shoqeroje edhe me shkaqet e prishjes dhe se barren e proves per te vertetuar se shkaqet ekzistojne e ka punedhenesi.
-Garanci te reja per aksionin sindikal, duke pergjysmuar kohezgjatjen e pajtimit, duke sanksionuar te drejten per greven e solidaritetit, te greves se pergjithshme ne nivel kombetar apo rajonal, etj.
-Kodi parashikon kohen maksimale javore e punes, e cila se bashku me oret shtese, jo me shume se 48 ore dhe se maksimumi i oreve shtese ne vit per nje punetor nuk mund te jete me shume 200 ore.