E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon ligji për mbështetjen sociale

Komisioni parlamentar i ekonomisë ka miratuar ndryshimet në ligjin e mbështetjes sociale. Sipas projektit të miratuar shtresa të tilla në nevojë sic janë viktimat e trafikimit do te mund të marrin ndihme ekonomike nga autoritetet shterore. Komisioni i Ekonomise me këtë miratim të ndryshimeve ligjore i ka hapur rrugë kësaj procedure e cila realizohet në partneritet të plotë me shërbimin social dhe pushtetin vendor.

Ligji i jep të drejtën menjëherë të 105 personave të klasifikuar si viktima të trafikut të përfitojnë shumën prej 2600 lekesh ne muaj. Ligji përcakton në të njëtën kohë kriteret e përfituesve si edhe funksionimin e qendrave sociale për to. Aktualisht vendi ynë ka 4 qendra rehabilitimit për viktimat e trafikut.

Ndryshimet në ligj të cilat janë ndërmarrë me shpejtësi janë pjesë e paketës së kushteve për përfitimin e liberalizimit të vizave.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›