Pronat, procedurë e re për kompensimin
01/03/2010 Pagesa e pronarëve për të gjithë sipërfaqen, por me këste për disa vite
Kompensimi financiar i pronarëve do të bëhet për të gjithë sipërfaqen e tokës së shpronësuar, por pagesa e të gjithë shumës së parave do të bëhet me këste. Qeveria ka zgjedhur të përdorë edhe për ish-pronarët të njëjtën skemë që do zbatohet për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, duke e bërë kompensimin e parave me këste. Kjo do të thotë se ligji i ri i propozuar nga qeveria për realizimin e kompensimit financiar të subjekteve të shpronësuara, do të ndryshojë rrënjësisht skemën aktuale që po përdoret për këtë proces. Do të jetë Këshilli i Ministrave, që do të nxjerrë një VKM për realizimin e këtij procesi, pasi e gjithë procedura që do të aplikohet është krejtësisht e re. Në këtë mënyrë do të ketë një përfshirje më të gjerë të subjekteve përkatëse dhe shpërndarje më të mirë të fondeve në dispozicion. Veçori të fondit përbën fakti që të ardhurat e tij do të mund të trashëgohen nga një vit në tjetrin. Ky përcaktim do t`i japë një impuls të ri procesit të kompensimit financiar të pronës. Ndërkohë, do të jetë Ministria e Financave që do të përcaktojë afatet dhe modalitetet. Një gjë e tillë sanksionohet edhe për ish-pronarët, të cilët përfitojnë kompensim financiar nga shteti si pjesë e procesit të legalizimit të zonave informale, pasi në bazë të arkëtimit të të ardhurave, Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Financave, miraton shumën në dispozicion të pronarëve, si dhe shtrirjen kohore të përfitimit të kësaj shume. Pjesa e mbetur e fondit të kompensimit përdoret për kompensimin e subjekteve të shpronësuara në periudha të ndryshme kohore gjatë vitit, në varësi të të ardhurave, që gjenden në fondin e kompensimit të pronave. Kjo skemë do ti japë mundësi qeverisë që të përcaktojë një afat konkret për përmbylljen e këtij procesi, si dhe do tu japë mundësi ish-pronarëve të marrin të gjithë shumën për pronën e tyre, pasi deri vitin e kaluar kompensimi bëhej për sipërfaqe deri në 200 metër. Qeveria ka përcaktuar një llogari të posaçme bankare, që administrohet nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ai çelet në një llogari të posaçme të thesarit në Bankën e Shqipërisë. Për burimet e fondit të pronave, qeveria ka përcaktuar disa mënyra. Së pari, janë të ardhurat buxhetore ku përfshihen të ardhurat nga buxheti faktik i shtetit për kompensimin e subjekteve të shpronësuara. Së dyti, në këtë fond përfshihen të ardhurat të realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në masën 65 për qind e vlerës së shitjes për objektet dhe 100 për qind e vlerës së shitjes për truallin. Së treti, janë të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore, sipas ligjit "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar. Ndërkohë që pjesë e fondit do të jenë edhe të ardhura të tjera, që sipas ligjeve të veçanta apo akteve nënligjore, kalojnë për llogari të kompensimit të pronave.
Trashëgimi i fondit
Qeveria ka përcaktuar një llogari të posaçme bankare, që administrohet nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Çelet një llogari të posaçme pranë thesarit në Bankën e Shqipërisë për fondin special. Ndërsa është përcaktuar se ky fond i akumuluar dhe i papërdorur nuk digjet sipas ligjit për “Buxhetin faktik”, por mbartet për llogari të vitit të ardhshëm.
Përfitimi i parave
Shuma e të hollave, të përfituara nga kompensimi financiar, e depozituar në llogarinë bankare, tërhiqet personalisht nga subjekti përfitues apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur zotësinë juridike për të vepruar. Pagimi i shumës së depozituar në favor të subjekteve përfitues bëhet pas paraqitjes të së gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit.
Raportimi për procesin
Drejtori i AKKP-së, në bazë të nenit 7 duhet ti raportojë me shkrim periodikisht çdo tre muaj Kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, për ecurinë e procesit të kompensimit financiar dhe për mënyrën e administrimit të fondit. Kjo do të japë një panoramë të qartë për mbarëvajtjen e të gjithë procesit të kompensimit financiar të subjekteve të shpronësuara.