E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shifrat e muajit më të suksesshëm

Korriku

Eksportet shqiptare gjatë muajit korrik 2010 kanë gjithashtu rritje në sasi e vlerë krahasuar me muajin korrik 2009. Volumi i eksporteve shqiptare në këtë muaj ka qenë 209.7 mijë tonë nga 184.6 mijë tonë të regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa si vlerë, eksportet shqiptare gjatë muajit korrik 2010 kanë realizuar një volum prej 5.7 miliardë lekësh, me një rritje prej 2.2 miliardë krahasuar me korrikun 2009.

Rieksportet nga përpunimi aktiv gjatë muajit korrik 2010 kanë shënuar gjithashtu rritje në sasi e vlerë krahasuar me muajin korrik 2009. Në korrik 2010, volumi i rieksporteve ishte 17.6 mijë tonë, ndërsa në 2009-n, 8.1 mijë tonë. Si vlerë, rieksportet nga përpunimi aktiv gjatë muajit korrik 2010 është realizuar me një volum në vlerën prej 7.8 miliardë lekësh, një rritje prej 1.6 miliardë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›