“Nuk kemi shkelur ligjin”, Proda në Kuvend për arrestimin e Metës: Përdorimi i forcës kur bëhet rezistencë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u pyet në Komisionin për Çështjet e Brendshme për arrestimin e Ilir Metës.
Sipas Prodës, Policia e Shtetit nuk ka shkelur ligjin, dhe forca përdoret kur bëhet rezidencë.
“Policia nuk ka shkelur ligjin. Kemi të bëjmë me përdorimin e forcës, në rastet kur bëhet rezistencë. I takon personit të sillet në respekt të detyrës që ka mbajtur. Do ishte në nderin e personit të sillej në bazë të detyrës që ka mbajtur”-u shpreh ndër të tjera ai.
Ndërprerja e herëpashershme nga ana e deputetit të PD Flamur Noka, gjatë fjalës së Prodës, solli reagimin e Bledi Çuçit, i cili e përjashtoi deputetin dhe mbylli mbledhjen.
“Kërkoj përjashtimin me 10 ditë, për ndryshe do të merren masa”, tha kryetari i Komisionit.