“Paqja Fiskale”, Tabaku: Kush janë përfituesit? Subjektet e SPAK të përjashtohen

Opozita është shprehur kundër paketës fiskale në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e PD-së kanë kërkuar sqarim se kush përfiton nga paqja fiskale, a përfitojnë ata që marrin tendera si dhe kërkojnë të përjashtohen nga kjo falje borxhesh të gjithë subejktet e SPAK.
“Kush është lista e përfituesve të paqes fiskale? Duhet të dimë kush janë përfituesit e kësaj amnistie fiskale. A përfitojnë ata që marrin tendera? Duhet që asnjë subjekt i SPAK s’duhet të përfitojë nga amnistia? A është e aftë administrata tatimore për të vënë në zbatim negocimin e fitimit? A do dekurajohen qytetarët nga kjo falje?”, u shpreh deputetja e PD, Jorida Tabaku.
Gati 1 miliardë euro detyrime tatimore dhe doganore parashikohet të fshijë “Paqja Fiskake” menjëherë pasi të hyjë në fuqi.
Sipas Ministrit të Financave, Petrit Malaj falet borxhi më i vjetër se 10 vjet ose i krijuar para 2014-ës.