Ne 20 mars nis levrimi i kestit te dyte per te perndjekurit
Sipas kryeministri Berisha, amendimet imponojnë jo vetëm një shtim substancial të numrit të personave, por gjithashtu dhe lëvrimet për një moshë të caktuar të kësaj kategorie.
Heqja e imunitetit
Kryeministri Berisha akuzoi ashpër opozitën parlamentare, pasi sipas tij po pengon integrimin e vendit, duke bllokuar votimin e reformave të rëndësishme këtë proces. Nga ana tjetër, kreu i ekzekutivit garantoi gadishmërinë e mazhorancës që ai drejton për të plotësuar çdo kërkesë të ardhur nga faktori ndërkombëtar, ashtu sikurse do të vijojë një luftë e ashpër ndaj korrupsionit. Madje në këtë kontekst kryeministri Berisha bëri me dije “qeveria është e gatshme të votojë për heqjen e imunitetit qoftë me ligje organike sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ashtu dhe me ndryshim në Kushtetutë, siç kërkon opozita”.
Gjithashtu, në këtë kontekst, Kryeministri rikujtoi se “heqja e imuniteteve është firmosur në 2004 nga PS, por mëkatarët kanë frikë ta heqin atë, duke u fshehur pas tij”.
Megjithatë, kreu i qeverisë premtoi se “qeverisja aktuale nuk do të rreshtë në avancimin e axhendës tonë në interes të vendit dhe në interesin më të mirë të integrimit”.
Zhvillimet në vend
Në fillim të fjalës së tij në mbledhjen e rardhës së Këshillit të Ministrave, Kryeministri berisha përgëzoi Ministrinë e Arsimit, lidhur me nismën më të fundit të saj sa i takon zhvillimit të provimit të shtetit. Ndalur në këtë çështje kreu i qeverisë vlerësoi si të rëndësishëm ridimensionimin e proceseve dixhitale në universitete.
Njëkohësisht, kryeministri Berisha duke vijuar në zhvillimet e ditëve të fundit veçoi dhe hapjen e sporteli për dhënien e lejeve dhe leçnsave në Bashkinë e Tiranës.
“Është për tu përgëzuar, hapja në Bashkinë e Tiranës e sportelit unik për lejet dhe licencat. Së bashku me sportelin qendror kjo përbënë një hap të tjetër të madh në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Berisha.
Por në këtë kontekst, Kryeministri kërkoi se një sportel i tillë të mundësohet për të gjitha bashkitë e mëdha të vendit.
Ndërkohë që ndalur në zhvillimet ekonomike, kryeministri Berisha vlerësoi se “ka mjaft rëndësi privatizimi i HEC-ve, pasi kjo përbën shtyllën e ekonomisë”.
Sipas Kryeministrit privatizimi është një armë mjaft e fortë në luftën ndaj korrupsionit.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk mund të mos veçonte dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, ku vlerësoi si element të rëndësishëm që firma e cila do të marrë me konçension mirëmbajtjen e segmentit Milot-Morinë.