E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhri i ri nga Ministria e Financave. Si veprohet

Biznesi që nuk paguan menjëherë gjobën për mallin e rezultuar të paregjistruar, atëherë i bëhet direkt konfiskim. Ministria e Financave ka ndryshuar një pjesë të udhëzimit në ligjin për "Procedurat tatimore", duke futur disa elemente të reja dhe riformulim pikash. Ndryshimet vijnë rreth dy vjet pas miratimit të ligjit dhe prekin procedurat në rastet e bllokimit të mallit kur konstatohet evazion fiskal. Në udhëzimin e vjetër, pika 121, sqarohej vetëm procedura që duhet të ndiqte biznesi për të shmangur konfiskimin e mallit dhe rolin e tatimorit në vendosjen e gjobës, por nuk jepej zgjidhje sesi do të veprohej në rast se nuk paguhej detyrimi. Kështu, pas pikave 1 dhe 2, në pjesën që trajton "Mallrat e pashoqëruara me dokumente tatimore", shtohet edhe një pikë e tretë, që thotë se, "Në rastet kur tatimpaguesi nuk pranon pagesën e menjëhershme të gjobës të barabartë me vlerën e tregut të mallit të konfiskuar, mallrat e konfiskuar kalojnë për administrim në Rezervat e Shtetit".
Sipas ligjit në fuqi, biznesi, që mban në ruajtje, përdor ose transporton mallra të pashoqëruara me dokumentet e duhura tatimore, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, dënohet me
konfiskim të të gjithë sasisë së mallit, që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore.
Për zbatimin e këtij dënimi punonjësit e administratës tatimore duhet të evidentojnë me saktësi faktin që mallrat janë pa dokumentet e kërkuara ligjore dhe gjykojnë se këto mungesa kanë shkaktuar ose kanë për qëllim shmangien e tatimeve, duke pasur parasysh edhe dispozitat e pikës 58 të këtij udhëzimi.
Me kërkesë të tatimpaguesit, masa e konfiskimit zëvendësohet me pagesën e menjëhershme të një gjobe, të barabartë me vlerën e tregut të mallit të konfiskuar. Pas këtyre procedurave, Ministria e Financave jep dhe sqarimin e fundit, që lidhet me konfiskimin e menjëhershëm të mallit në rast se biznesi nuk bën pagesën e menjëhershme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›