E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Në 2013, koalicion me atë forcë politike që do të jetë më e interesuar për integrimin”

26-06-2012 / Gazeta 55

Ilir Meta në FAKT. Konfirmon rikandidimin për kreun e LSI-së, vlerëson Presidentin e zgjedhur Bujar Nishani

Kreu i LSI-së Ilir Meta u shpreh dje se, bashkëpunimi dhe koalicioni për zgjedhjet e vitit 2013, do të jetë me atë forcë, që është më e interesuar dhe më e dobishme ëpr integrimin europain.
“Mendoj se nuk mund të thuhet asgjë mbi paragjykime që i takojnë së kaluarës dhe gjithçka do të jetë nevojë e vullnetit të qytetarëve, por vendimi që do të marrë LSI do të ketë si referencë kryesore pikërisht atë se cili bashkëpunim do të ishte më i dobishëm për integrimin europian të vendit”, tha Meta.
Këto deklarime, Ilir Meta i bëri dje, i ftuar në emisionin “FAKT” me gazetarin Çim Peka.
Ai konfirmoi gjithashtu, se në konventën e LSI-së që do të zhvillohet në qershor ai do të garojë sërish si kryetar i kësaj partie.
“Do të garoj dhe një herë dhe do të isha shumë i kënaqur të kisha një sfidues” u përgjigj Meta për pyetjen se a do të garonte sërish në zgjedhjet e kryetarit të LSI-së.
Ndërkohë sa i takon ndryshimeve që Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë ditët e fundit në ministritë që ajo si parti bëri u shpreh se këto ndryshime ishin të nevojshme “unë besoj te ndryshmet si rëndësi për të dhënë një hov të ri pune dhe frymë të reja bashkëpunëtore, tha Meta, duke shtuar se, unë besoj se këto janë ndryshime mjaft pozitive që duhen parë në kompleks, Vasili do të ketë një rol më të madh dhe me rëndësi në LSI” dhe vijoi duke vlerësuar figurën e zotit Edmond Haxhinasto në detyrën e tij si Ministër i Punëve të Jashtme.
Duke ju rikthyer dhe një herë çështjes së presidentit Meta u shpreh se emri i Bujar Nishanit ka qenë i zgjedhur një natë parë se të zgjidhej në parlament, ka qenë një emër i vlerësuar nga opozita, së dyti emri i zotit Imami si ministër i qeverisë aktuale por dhe si ministër i dikurshëm i opozitës. Vetëm dy ditë më parë ishte tërhequr Zaganjori i cili në bindjen time ishte tepër i gjetur për konsensus nëse do ti largoheshim figurave politike sepse të ishte e pamundur për një zgjedhje konsensuale.
“Ky ka qenë ngërçi kryesor për të arritur te konsensusi, dhe jam i bindur se opozita do të jetë shumë e qetë me zgjedhjen e zotit Nishani si president, tha Meta duke shtuar se, qëllimi kryesor ishte arritja e konsensusit, nëse emri do të ishte konsensus nga PS, PD, LSI, apo edhe Fatos Nano ky nuk ishte një problem për ne sepse ne kërkonim konsensusin. Ne ishim të vendosur që jo vetëm të mbështesnim Zaganjorin por dhe të pranonim kandidatura nga PS me një kandidaturë me të njëjtat cilësi si Zaganjori. Ne u gjetëm të pa përgatitur me dorëheqjen e zotit Zaganjori dhe me dorëheqjen tjetër dhe përpjekjet kanë qenë shumë të larta për arritjen e konsensusit”, vijoi Meta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›