Sekuestrohen 140 kg marihuanë, vinte nga Shqipëria

Policia greke ka sekuestruar 140 kg marihuanë, në një automjet që vinte nga Shqipëria. Sipas burimeve të policisë, shoferi që drejtonte mjetin nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndalur, ndërsa më pas ka braktisur edhe mjetin, raporton BW.
Postblloku i policisë ishte ngritur në Nerjadha për arrestimin e Ilir Kupës, në momentin që ka kaluar automjeti në fjalë. Bëhet me dije gjithashtu se policia greke ka mundur të arrestojë drejtuesin greko-egjiptian pak orë më vonë. 30-vjeçari e kishte ngarkuar lëndën narkotike në kufi me Shqipërinë./Indeksonline/