E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës ia dorëzon Serbisë dy vrasës

Filip Villotijeviq (25) dhe Vukashin Cmiljaniq (20), të dyshuarit për vrasjen e Tamara Raduloviq (29) në maj të këtij viti në Beograd, dje i janë dorëzuar MUP-it serb nga ana e Policisë së Kosovës, njofton gazeta Blic, kurse sipas informatave jozyrtare nga burimet policore, ata dy e kanë kaluar këmbë kufirin në Merdare, ku i kanë pritur policët serbë, dhe pas legjitimimit i kanë arrestuar.

Sipas mediumeve serbe, dy serbët e dyshuar për vrasje, kishin kaluar në Kosovë me dokumente të rrejshme, kurse në arratisje nga Serbia iu ka ndihmuar edhe djali i Naser Kelmendit, po ashtu i arrestuar në Kosovë./Indeksonline/  
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›