E Diel, 1 Nëntor 2026

PPE-PSE: Palëttë zgjidhin sa mëshpejt ngërcin politik

BRUKSEL- Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, dy forcat politike të Parlamentit Europian, PPE dhe PSE kanë shprehur keqardhje për moszgjidhjen e mosmarrëveshjeve në politikën shqiptare. Sipas deklaratës së Kryetarit të Grupittë PPE Joseph Daul dhe Presidentit të socialdemokratëve në PE, Martin Schulz shprehet keqardhje që forcat politike shqiptare nuk kanë arritur të zgjidhin ngërcin politik, duke theksuar se në këtë mënyrë pengojnë edhe aspiratat evropiane.
“Shprehim keqardhje që qeveria shqiptare dhe opozita nuk mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre, duke mos qenë në gjendje të ndërmarrin hapa të mëtejshme drejt përmbushjes së ambicieve evropiane të vendit”,- thuhëet në deklaratë

Daul dhe Shulz i kërkojnë qeverisë e opozitës të gjejnë zgjidhje të përbashkët për krizën, pasi sipas tyre të dyja palët janë të vetëdijshme që moszgjidhja e krizës pengon integrimin e shqiptarëve. “Në këtë kontekst, ne shpresojmë që udhëheqja politike shqiptare, e kupton mirë se tejkalimi i kundërshtimeve aktuale politike është vendimtar për ecurinë e integrimit evropian të vendit dhe për promovimin e aspiratave evropiane të qytetarëve shqiptarë”- theksohet më tej në deklaratë.

Duke kërkuar në mënyrë ultimative zgjidhjen e krizës,ieuroparlamentarët vunë theksin tek zgjidhja transparente e krizës, tek respektimi i plotë i kushtetutës. Opozitës i kërkohet të vazhdojë punën “ brenda parlamentit”, ndërsa për qeverinë kërkohet të punojë me opozitën për reformën e sistemit zgjedhor dhe procedurat parlamentare”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›