Në 7 muaj, 100 milionë dollarë më shumë se vjet shpenzime operativeNga TemaShpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes këtë vit kanë kapur nivelin më të lartë historik, pavarësisht se vendi është nën efektet e krizës ekonomike. Të dhëna të Ministrisë së
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Në 7 muaj, 100 milionë dollarë më shumë se vjet shpenzime operativeNga TemaShpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes këtë vit kanë kapur nivelin më të lartë historik, pavarësisht se vendi është nën efektet e krizës ekonomike. Të dhëna të Ministrisë së Financave bëjnë me dije deri në korrik të këtij viti se shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes janë realizuar në masën 70%. Në vlerë monetare gjatë këtyre muajve qeveria shqiptare ka shpenzuar për këtë zë më shumë se 250 milionë dollarë. Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes kanë një zë, të cilin qeveria shqiptare e ka sulmuar duke thënë se ajo nuk do lejojë që paratë të treten te këto shpenzime, megjithatë ajo i ka rritur në mënyrë shumë të ndjeshme. Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për këtë vit janë 35 miliardë lekë ose më shumë se 350 milionë dollarë, ndërkohë që vitin e kaluar ato ishin 28 miliardë lekë. Në raport me prodhimin kombëtar bruto shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për vitin e tashëm janë 3%, ndërsa vjet ishin 2,6%. Deri në korrik të vitit të kaluar shpenzimet operative ishin realizuar në masën 45%, ndërsa këtë vit ato janë në masën 70%. Krahasuar me vjet në vlerë monetare diferenca shkon deri në rreth 100 milionë dollarë. Pra, gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti qeveria ka shpenzuar për karburant, mobilim zyrash, telefona, dieta, energji elektrike, blerje kancelarish, rikonstruksione zyrash dhe ambientesh të tjera etj., rreth 100 milionë dollarë më shumë sesa vjet. Është sigurisht një shifër e lartë dhe që ka gjasa të jetë e tillë për shkak të shpenzimeve të larta që janë kryer këtë vit në të gjithë zërat buxhetorë. Shpenzimet këtë vit kanë qenë shumë të larta, më të larta se çdo vit tjetër, për shkak të madhësisë së buxhetit, por edhe për shkak të nevojave të mëdha të zgjedhjeve parlamentare. Është hera e parë që Shqipëria, e cila ka patur gjithnjë probleme të mëdha në realizmin e investimeve, këtë vit mundi të investojë rreth gjysmën e planit vetëm në disa muaj. Vitet e shkuara në fund të vitit mbeteshin gjithnjë 20% e parave pa u përdorur. Sigurisht, edhe zhdërvjelltësimi i administratës dhe përmirësimi i ligjit të prokurimeve dhe i buxhetit kanë efektin e vet, por nevojat e fushatës janë arsyeja bazë. Qeveria është vënë në vështirësi aktualisht, për shkak të shpenzimeve të larta të kryera dhe në këtë gjendje, ajo që është më e rëndë, është gjendja e shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes.