Dominon Red Bull, pole i Mark Veber
Formula
Dueli është mes Red Bullit dhe MekLarenit. Ndërsa Ferrari vuan. Këto kanë qenë verdiktet e provave zyrtare të çmimit të Madh të Turqisë. Këtu është parë të konfirmohet forca e makinave të Adrian Njuej dhe formën e mrekullueshme të Mark Veber, autori i një “pole position”, i katërti për të në 2010-n, por i treti radhazi. Pas tij është Ljuis Hemilton me MekLarenin e parë, i treti Sebastian Vetel me Redbullin tjetër. Vendi i katërt për MekLarenin e dytë, atë të Xhenson Batën. Pas tij Mercedesët e Mikael Shumaker dhe Niko Rozberg dhe Renoja e Kubikas. Zhgënjim për Ferrarin: Masa vetëm i teti, Alonso i 12-i. Sot do të mbahet gara zyrtare.
#