Fundi i tunelit

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 18:15
Qendërmbrojtësi francez Philippe Mexes ka thënë se mezi pret arritjen në fund të tunelit pas katër muajve të kaluar jashtë fushës për shkak të lëndimeve.
Përforcimi i ri i Milanit ka pranuar se është i kujdesshëm në rikthimin e tij nga dëmtimi serioz i gjurit që pësoi në prill sa ishte futbollist i Romës.
“E di se nuk mund të ngutem por punoj me stafin mjekësor të Milanit për tu kthyer sa më parë që është e mundur. Ngadalë jam duke kthyer formën. Mendoj se pas dy tre javëve do të shoh fundin e tunelit. Nuk mundem më”, tha Mexes për Milan Channel.