Në Dibër, te vendlindja e Skënderbeut
Atë, Skënderbeun e "takojmë" për herë të parë në mes të Burrelit. Mezi duket në mes të shkurreve të gjelbëruara të parkut qendror. Një bust i ulët është shumë pak për lidhjen e fortë të matjanëve me Heroin Kombëtar. Këta ende e quajnë "djalë mati". Dimë se kohët e fundit është zhvilluar këtu një debat shumë i ashpër se kujt i takonte ai vend në hyrje të qendrës së qytetit: a Gjergj Kastriotit, apo Ahmet Zogut. Duhet të ketë qenë vendim i vështirë, sido që të ketë vendosur këshilli bashkiak. Matjanët kalojnë të shpenguar para bustit të Gjergjit. Askush nuk e kthen kokën t‘i hedhë një vështrim. Këtu tani të gjithë janë mësuar me praninë e tij të ngrirë. Fare pranë tij disa djem të rinj diskutojnë plot zjarr: kush do të fitojë Barcelona apo Chelsea?
Në mes të legjendës
Sapo kalojmë Qafën e Buallit shfaqet para nesh lugina e Bulqizës. Këndej vendet janë të mbushura me legjenda për betejat e Skënderbeut, legjenda që duket sikur bazohen në të vërteta të largëta, përderisa rrënoja muresh të vjetra dhe emra kalash mund t‘i gjesh këndej ngado. Një miku dhe kolegu ynë, djalë i këtyre anëve, na shoqëron në udhëtimin tonë, që duket sikur është një rikthim në kohë të shkuara. Ndalesën e parë e bëjmë para një grumbulli të çuditshëm gurësh. Janë të stërmëdhenj dhe të vendosur si me dorë në mes të fushës. Prapa tyre shtrihet një fshat i madh që mban një emër të kohës së Skënderbeut: Valikardha. "Këta gurë fshatarët tanë i kanë quajtur brez pas brezi ‘Gurët e Skënderbeut‘ - bën me dorë miku ynë - thuhet se që këndej, luginës së Bulqizës, vërshonin ushtritë turke gjatë depërtimit të tyre për në Krujë. Atëherë ushtarët e Skënderbeut, më së shumti njerëz të thjeshtë, lëshonin gurë që nga mali që shikoni këtu pranë nesh. Kështu kanë mbetur këta gurë si dëshmitarë të atyre betejave".
Ca më poshtë e ndalim makinën në krah të një lapidari. Pllaka që mbante shënimin e tij është zhdukur prej kohësh, por sërish na vjen në ndihmë miku ynë. "Ky lapidar e ka një histori jo vetëm për ngjarjen që kujton - na thotë - sipas Barletit beteja e parë e madhe dhe njëkohësisht fitorja e parë e madhe e Skënderbeut disa muaj pas Kuvendit të Lezhës të 1444 ishte zhvilluar në një vend që quhej Vajkal. Ka pasur dy mendime, njëri prej tyre thoshte se kjo betejë është zhvilluar në Fushën e Domosdovës pranë Përrenjasit të sotëm dhe tjetra, më e argumentuar dhe më e mbështetur nga historianët, që kjo betejë është zhvilluar këtu. Fitoi mendimi i dytë dhe kështu u ngrit ky lapidar. Në fakt, nga të gjitha betejat fitimtare të Skënderbeut shumica janë zhvilluar në Dibër. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, ai ishte vetë dibran". "Skënderbeun dibran" do ta takojmë edhe më tej gjatë udhëtimit tonë.
Fare pranë nesh një djalë i ri po punon arën me dy kuaj të lidhur në parmendë. Hera-herës, i lodhur nga puna e rëndë dhe nga dielli që ka nisur të nxehë në mënyrë të pazakontë për këto anë, rri e pushon, fshin djersët dhe shikon me çudi nga ne. Duket sikur thotë: Ende paska njerëz që merren me të tilla gjëra!?
Vetëm ca metra poshtë lapidarit, si e kemi kaluar lumin e Bulqizës, hasim në gjurmë të tjera. Vendasit urës, që porsa kemi kapërcyer, i thonë "Ura e Qytetit". Ǒtë ketë qenë vallë ky qytet që nuk i dihet asnjë gjurmë? Ca më tej ka qenë një shpellë, tani e mbyllur nga punimet në Rrugën e Arbrit. Profesor Zihni Sako, një folklorist i njohur e pat bërë i pari të njohur legjendën, sipas së cilës armët e Skënderbeut ishin futur në këtë shpellë "për t‘ia falur dhesë". Aq shumë besonte profesori i ndjerë në këtë legjendë, saqë pat bërë thirrje disa herë për të eksploruar e gërmuar shpellën. Askush nuk u kujtua asokohe. Tani shpella është fshehur diku në grumbullin e madh të shkëmbinjve të rrokullisur.
Krejt përballë me "Urën e Qytetit" ndodhet fshati Peladhi. Një tjetër legjendë e lidh fshatin me kohën e Skënderbeut. Sipas saj, diku lart mbi territorin e sotëm të fshatit ndodhej një kështjellë e Skënderbeut. Osmanët e mbajtën gjatë në rrethim kështjellën e izoluar, me besimin se banorët do të dorëzoheshin sapo t‘u mbaroheshin ushqimet. Por, një ditë prej ditësh panë të hidhej nga muret e kalasë një mushkë e ngordhur. Mushka e kishte stomakun plot me elb. Në dukje kishte ngordhur ngaqë kishte stërngrënë elb. Atëherë thuhet se osmanët u bindën se të rrethuarit kishin aq shumë ushqim sa që mund të mbaheshin me muaj të tërë. Derisa edhe mushka hante elb, po njerëzia? Kështu u hoq rrethimi dhe kështjella shpëtoi edhe për do kohë. Por, më pas njerëzit nisën të diskutonin. Disa thoshin se kafsha që u hodh nga kështjellarët ishte mushkë, disa të tjerë që ishte dhi. Kështu nga debati në ishte pelë apo dhi lindi më pas emri Peladhi.
"As që diskutohet, Skënderbeu është prej këndej"
Një ditë më pas largohemi nga Peshkopia dhe nga blirët e saj të harlisur dhe marrim udhën në drejtim veriperëndimor. Brenda pak minutash udhëtim mbi një rrugë të asfaltuar na është shfaqur Drini i Zi që rrjedh ngadalë drejt Veriut. Lumin e njohur e kalojmë mbi një urë të gjatë që vendasit e quajnë "Ura e Muhurrit". E quajnë kështu, sepse vetëm pak minuta pas urës nis një fshat i madh, Muhurri. Këtu na bën përshtypje gjallëria ndër arat. Eshtë pranverë, koha e kulmit të punëve në bujqësi dhe në këto anë nuk e kanë për zakon të rrinë kot. Ca më tej fshatit të madh i lemë shëndenë asfaltit dhe rruga bëhet më e përpjetë, malet më të afërt. Tani po udhëtojmë drejt Sinës. Ky fshat, që dikur thirrej edhe Sinjë, konsiderohet si vendlindja dhe vendi i fëmijërisë së Gjergj Kastriotit. Në fakt, sikurse ndodh rëndom me legjendat, ka disa vendlindje të pretenduara të Skënderbeut. Malësia e Madhe, Mirdita, Hasi, Mati, Kosova, madje edhe Kanina, të gjitha e kanë pretenduar si djalin e tyre Gjergjin më të famshëm të shqiptarëve. Porse pas një diskutimi prej shumë dekadash, një tezë e vetme nisi të fitojë epërsi: ajo e origjinës dibrane të Skënderbeut, e mbrojtur më shumë nga Kristo Frashëri. Ky i rilexoi edhe një herë burimet dhe i interpretoi sërish ato. Frashëri u mbështet fort në "Memorandën" e Gjon Muzakës, bashkëkohës i Skënderbeut, kushëri i parë i të shoqes, Donika Kastriotit dhe njohës i mirë i të gjitha familjeve feudale shqiptare. Në pleqëri të thellë, ndërsa ishte në mërgim të detyruar në Napoli, ky, në 1510, u diktoi të bijve kujtimet e tij. "Gjyshi i Zotit Skënderbeg - thuhet në kujtimet e Gjon Muzakës - quhej Pal Kastrioti dhe ky nuk kishte nën zotërim më tepër se dy fshatra të quajtura Sinja dhe Gardhi i Poshtëm". Frashëri madje i gjeti këto fshatra edhe në regjistrat osmanë. Ai është i bindur se Pal Kastrioti, gjyshi i Skënderbeut, duhet të ketë qenë zot i këtyre fshatrave në çerekun e tretë të shekullit XIV, kohë gjatë së cilës, pas vdekjes së Stefan Dushanit, feudalët arbër nisën të fuqizohen, në fillim me ndrojtje, por sidoqoftë i shtrinë pak nga pak territoret e tyre.
Ndërsa ecim përmes një rruge të vështirë, por në një peizazh të mrekullueshëm, na shfaqet në krahun tonë të majtë, një grumbull shtëpish. Një bari që kalon andej pari na thotë se ky vend është shtuar me shtëpi të reja dhe se quhet "Gardhi i Poshtëm". Ja se ku jemi ritakuar me historinë tonë. Vetëm brenda pak minutash do të mbërrijmë në Sinë, në Sinjën e dikurshme të Skënderbeut.
Gjëja e parë që bëjmë është të shkojmë drejt Muzeut të Skënderbeut. E dimë se këtu në 1985, pas pranimit zyrtar të tezës mbi origjinën dibrane të Skënderbeut, u ngrit një muzeum modest, por fort i këndshëm. Muzeumin e gjemë të mbyllur. Era vërshëllen, përmes xhamave të tij të thyer. Sillemi do kohë më kot rreth tij derisa në portën e jashtme shfaqet një plakë e imët. Plaka mban në dorë një tufë të madhe me çelësa. "Ata që merren me çkët punë rrinë n‘Tiranë, po unë i kam do çelsa, pa le ju bajnë punë", thotë plaka e mirë. Eshtë e kotë, asnjë prej çelësave nuk e zhbllokon dot drynin e rëndë, të ndryshkur. Atëherë na vjen në ndihmë një tjetër i moshuar. Lazam Kaloshi jeton vetëm pak metra nga muzeu. "A s‘mun e shpërtheni çat dry more?", na pyet në dialekt. Pastaj kujtohet: "Pritni se i kam nji palë shkallë". Kështu, pasi kemi hequr me kujdes hekurat e një dritareje e bëjmë një "gabim" të vogël. Në muzeun e Skënderbeut hyjmë nga dritarja. Gjurmët e shkatërrimit janë kudo. Stendat janë të boshatisura. Ato pak eksponate, që kanë shpëtuar, kanë nisur të myken nga lagështira. Edhe imitimet e drunjta të shpatave janë thyer me kohë. Në këmbë mbahen vetëm "tre burra". Janë bustet prej allçie të Palit, Gjonit dhe Gjergj Skënderbeut, të zotërit e parë të këtij vendi. Vetëm një dallëndyshe, banorja e vetme e këtij vendi, na bën shoqëri, teksa sillemi vërdallë mes busteve të harruara dhe fotografive të mykura.
Lazam Kaloshi na fton në shtëpinë e tij. Nën hijen e pemëve, që janë harlisur nga pranvera, biseda nuk ka se ku të shkojë tjetër veçse tek origjina e Skënderbeut. "Po ktu te ne askush nuk e ve n‘dyshim se Skënderbeu asht dibran - thotë plaku - unë historian nuk jam e nuk di me ju dhanë fakte. Di veç me thanë se jo vetëm në fshatin tonë, por në tanë Qidhnën, që asht nji nga nantë malet e Dibrës, asht rujtë brez mas brezi kjo histori: Skënderbeu ka le ktu se ktu i kishin tokat t‘part e tij. Ma vonë ka zbritë pak ma poshtë, n‘fushë, dhe kshtu asht kriju fshati Kastriot, i vetmi në krejt Shqipnin që mban këtë emën. Krejt kjo zonë asht e mbushun me emna të tillë si Kodra e Gjonit , Prroni i Gjonit… Kohë ma parë duke gërmu ktu afër vendit ku asht ba muzeu u pat gjetë nji varëse që mbante emrin e Skënderbeut. Pastaj si e spjegoni ju që njerëzit ma të afërt të Gjergjit ishin dibranë? Pse e nisi kryengritjen nga këto anë? Sigurisht pse kishte lidhje të forta. Ishte farefis ktu". "Po ato mendimet që kanë shprehur të tjerët, sipas të cilëve Skënderbeu duhet të ketë ardhur nga Hasi, Malësia e Madhe, apo gjetiu?", e pyesim ne. "Me le ka le ktu! Kjo nuk duhet diskutu ma, por ai u takon të gjithë shqiptarëve, pa asnji përjashtim", përgjigjet plaku i urtë.
Në qendër të fshatit njihemi me Bilbilin. Ky është një nxënës i klasës së shtatë që i ndih të atit në dyqanin e vetëm të fshatit. "Ku ka lindur Skënderbeu Bilbil?", e pyesim djalin teksa vrapon nga banaku drejt një tavoline. "Çetu!" (Këtu!), përgjigjet djali fare i sigurt. Takojmë edhe Asllanin, drejtorin e shkollës. "A e patë si ishte ba muzeu? - na pyet - askush nuk ka vu dorë n‘ta". Drejtori ka një teori tjetër. Sikur muzeu t‘i lihej në kujdestari shkollës atëherë jo vetëm do të ishte shpëtuar, por do të ishte bërë edhe një vend i vizitueshëm për nxënës e turistë. Asllani ka edhe një hall tjetër. Shkolla, të cilën ai drejton, është një shkollë pa emër. "I takon të quhet ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu‘, por askush nuk kujtohet", psherëtin drejtori. Mësimi sapo ka mbaruar dhe poterja e katranipërve të Kastriotit mbush rrugicat e vjetra të fshatit.
Një "xhyma" në Kastriot
Kastrioti është vetëm 8 kilometra larg Peshkopisë. Gjysma e rrugës është e asfaltuar. Pjesa tjetër pritet të përfundojë së shpejti. Eshtë i vendosur në anë të një fushe shumë pjellore. Ca të pluhurosur nga punimet në rrugë, ndalesën e parë e bëjmë në shkollë. Këtu e kanë kapërcyer hallin e shkollës së Sinës. Këtu emri është vendosur prej kohësh. Shkolla quhet "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu". Në një orë mësimi dëgjojmë nxënësit e vitit të katërt të shkollës së mesme teksa flasin për shenjat që ka lënë pas njeriu më i famshëm i fshatit të tyre. Sërish i dëgjojmë ato emrat: Kodra e Gjonit e me radhë. Drejtori i shkollës, Qamil Neziri, pranon me kënaqësi që të shëtisim bashkë një copë herë në fshat. Asnjë shenjë e dukshme nuk ka mbetur nga koha kur këto anë ishin zotërime të Kastriotëve. Vetëm disa shtëpi, të ndërtuara sipas mënyrës tradicionale me qerpiç dhe shtresa druri, sikur na afrojnë disi me atë kohë, por edhe ato nuk mund t‘i quash asesi të vjetra.
Eshtë ditë e premte, "e xhyma" për besimtarët myslimanë, dhe pleqtë e fshatit janë mbledhur në një shesh të vogël para xhamisë ende të papërfunduar të Kastriotit. Në pritje që Haxhi Shehu, të këndojë "namazin" bashkë me Sulë Panën, Fiqiri Koltrakën, Muharrem Koltrakën dhe Dan Hasin, të gjithë 80-vjeçarë, i hyjmë një muhabeti të gjatë mbi Skënderbeun dhe lidhjen e tij me fshatin Kastriot. Pleqtë jo vetëm që janë të bindur që Skënderbeu ishte pikërisht nga këto anë, por gati-gati duken të revoltuar se si ka mundësi që ende bëhet kjo pyetje. Copëza legjendash, kujtimesh, emra vendesh dhe njerëzish kanë nisur të përzihen me këngën e shehut që i fton pleqtë të nisin ritualin e faljes. 80-vjeçarët i lenë pas kujtimet për Skënderbeun dhe një nga një hynë në "shtëpinë e Allahut".
Në Peshkopi e pimë një kafe me një mik të vjetër, me Moisi Kamberin. Ky është përgjegjësi i kulturës në bashki. Edhe për të nuk ka asnjë pikë dyshimi: Skënderbeu është dibran. Moisiu na jep një lajm të mirë. Brenda pak ditësh një bust i bronztë i Skënderbeut do të vendoset në qendër të Peshkopisë. Eshtë një "borxh" që duhej larë shumë kohë më parë.
Në kthim drejt Tiranës mundohemi të kujtojmë përshkrimin e Barletit për kthimin e Skënderbeut nga Nishi në Dibër në 1443. Se si ai bashkë me qindra dibranë u bë gati të merrte Krujën. Se si njerëzit e tij ishin të gjithë gati të vdisnin për të, nga etja për liri, por edhe "nga malli që ushqenin për të prej një kohe kaq të gjatë", se si "iu derdhën të gjithë rreth e përqark kush e kush më parë, tërë shend e verë dhe, duke kërcyer nga gëzimi, me lot që u rridhnin në faqe nga gazi i madh, një palë i puthnin duart, një palë faqet e kokën, të tjerë këmbët e pastaj gjithë trupin duke e mbytur me përqafime të pambaruara". A mund të ndodhnin këto skena sikur Skënderbeu të mos ishte mes njerëzve mes të cilëve kishte kaluar fëmijërinë? Vështirë të thuhet.