E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Drinin e Bardhë gjendet kufoma e një 25-vjeçareje të vrarë

Prishtinë, 27 gusht – Kufoma e një femre rreth 25 vjeçe, identiteti i së cilës ende nuk dihet, është gjetur të premten rreth orës 17:00 në rrjedhën e lumit Drini i Bardhë, në fshatin Zajm të Klinës, tek vendi i quajtur “Ura e Haxhisë”, i kanë thënë gazetës burime brenda policisë. Policia ishte njoftuar nga qytetarët për gjetjen e kufomës, ndërsa në momentin që janë afruar policia, viktima i ka pasur të lidhura duart dhe këmbët me litarë, ndërsa ka qenë e mbështjellë me najlon. Gjetjen e kufomës e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit të policisë në Klinë, Agron Hasanaj, i cili nuk ka dashur të japë asnjë detaj, për shkak të hetimeve.
Sipas shikimit preliminar që i është bërë vendit të ngjarjes, hetuesit e policisë dhe mjeku që kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se akti makabër i vrasjes së vajzës rreth 25 vjeç mund të jetë kryer gjatë këtyre ditëve dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë periudhë kohore më të gjatë se një javë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›