E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre të arrestuar në një operacion antidrogë në Tiranë

Tiranë, 27 gusht - Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Xhamlliku”, ka sekuestruar një sasi prej 5.6 kg marihuanë si edhe arrestoi tre shtetas të cilët e shpërndanin atë. Pas nje hetimi disa javor, policia ka nderhyre duke kryer edhe prangosjen në flagrancë të tre prej shitesve te marihuanes ne zonat e quajtura Xhamlliku, Brryli dhe  Kinostudio, njëri prej te cileve me shtetesi italiane. Ai se bashku me dy vallezërit Endrit dhe Eri Dervishi dyshoheshin se shisnin prej kohesh droge në këtë zonë.
Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini tha gjate një komunikimi për shtyp, se shtetasit italian dhe dy vallezërve ju bllokuan në cilësinë e proves materiale 312 qese farmaceutike me marihuane qe e kishin per shitje të brendshme.
Katragjini tha se, policia ka arrestuar edhe 34-vjeçarin Saimir çoçaj, ne autostraden Tiranë-Durrës me një sasi prej 12 gram kokaine. Policia tha se kokaina u gjet ne automjetin e tij tip “Crajsler” dhe ishte me qellim shitjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›