Raikonen në “pole”, Alonso i dyti

Albania-sport- Në sesionin e parë të kualifikueseve me Ferrarin, Kimi Raikonen fitoi "pole position" e 13 gjatë karrierës së tij si pilot i Formula Një. Finlandezi do të niset në garën zyrtare të Cmimit të Madh të Australisë nga vendi i parë. Raikonen ishte më i mirë në provat zyrtare të zhvilluara në "Albert Park", duke lënë në vend të dytë, kampionin e botëës në fuqi, spanjollin Fernando Alonso, i cili ishte katër dhjetat e sekondës më i ngadaltë se Raikonen.
Në vend të tretë është gjermani Heidefeld, i cili pitoi një BMË Sauber të shkëlqyer dhe në të katërtin debutuesi Luis Hamilton i MekLarën.
Shumë e keqe ishte dita e Felipe Masas. Braziliani i Ferrarit pas një të premteje të jashtëzakonshme mbeti viktimë e nëj problemi në kamion e makinës së tij, ndërsa tentonte të realizonte xhiron më të shpejtë.
Gara zyrtare do të zhvillohet të dielën në orën 14:00 australiane, që i korespondon orës 4 të mengjezit në Shqipëri.