Kek: “E njoh Shqipërinë, ne gol të parët”

Nga Franc Hoxha
Albania-sport- Matjazh Kek, trajneri i Kombëtares së Sllovenisë deklaroi sërish se strategjia e formacionit të tij në ndeshjen kundër Shqipërisë është shënimi i golit sa më shpejtë të jetë të mundur. "Unë i kam ndjekur kundërshtarët tanë dhe Shqipëria paraqet një ekip të vështirë. Qëllimi ynë kryesor është të shënojmë të parët. Ne duhet të ushtrojmë presion në mbrojtjen e tyre", është shprehur Kek për Martin Pavcnic, korrespodentin nga Ljubljana të uefa.com. Kundër Shqipërisë trajneri slloven ka ndeshjen e parë zyrtare në krye të bankinës së përfaqësueses së tij. Kek filloi punë në muajin shkurt pas shkarkimit të Branko Oblak, i cili grumbulloi vetëm tri pikë në tri ndeshje. Në takimin e parë miqësor në drejtimin e Kek, Sllovenia fitoi 1-0 me Estoninë në Domzale. Më 24 mars Sllovenia do të luajë kundër Shqipërisë në Shkodër, ndërsa katër ditë më pas do të përballet në Celje me Holandën, kryesuesen e Grupit G të kualifikueseve të Euro 2008. Trajneri Kek ka bërë vetëm një ndryshim në listën e të përzgjedhurve: mesfushori Luka Zhinko zëvëndësoi sulmuesin Zlatko Dedic. Në listë janë dhe tri emra të rinj, të cilët ende nuk kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesen sllovene: portieri Jasmin Handanovic, mbrojtësi Mitja Morec dhe mesfushori Dare Vrsic. SKUADRA SLLOVENE Portier: Jasmin Handanovič (FC Koper), Samir Handanovič (Rimini Calcio). Mbrojtës: Matej Mavrič (TuS Koblenz), Fabijan Cipot (NK Maribor), Bojan Jokič (NK Gorica), Bostjan Cesar (Olympique de Marseille), Branko Ilič (NK Domžale), Mitja Mörec (SK Sturm Graz), Suad Filekovič (FC Krylya Sovetov Samara). Mesfushorë: Luka Žinko (NK Domžale), Robert Koren (West Bromwich Albion FC), Anton Žlogar (Anorthosis Famagusta FC), Andrej Komac (Djurgårdens IF FF), Dare Vrsič (MŠK Žilina), Nastja Čeh (FC Khimki), Goran Šukalo (TuS Koblenz). Sulmues: Ermin Rakovič (NK Domžale), Milivoje Novakovič (1. FC Köln), Klemen Lavrič (MSV Duisburg), Valter Birsa (FC Sochaux-Montbéliard).