Në Ferizaj po realizohen rreth 50 projekte zhvillimore

Ferizaj, 11 gusht - Banorë të Slivovës së Ferizajt, thanë të mërkurën se zhurma e eskavatorëve prej kohësh është bërë pjesë e atmosferës së punës në fshat. Ndërtimi i kanalizimit, paraqet projektin që e bën Slivovën njërin nga fshatrat me infrastrukturë gati të kompletuar.
Kryetari i Slivovës, Ilaz Ramadani, tregon për rrjetin elektrik të riparuar, për ujësjellësin e ndërtuar para disa vitesh, por që ende nuk është funksional, për nënkalimin që mbron fëmijët nga rreziqet e trafikut dhe për kanalizimin që po ndërtohet këto ditë.
“Kanalizimi është jetik për ne dhe ky po ndërtohet. Në të ardhmen na mbetet t’i asfaltojmë edhe rrugët nëpër lagje, si dhe ta ndërtojmë një shkollë të re”, thotë i pari i Slivovës.
Sipas KosovaLive, brenga e banorëve të Slivovës vazhdon të jetë uji i pijes, i cili ende mungon.
Para gjashtë vitesh, pushteti lokal kishte filluar ndërtimin e ujësjellësit për gjashtë fshatra, ku futej edhe Slivova, por banorët asnjëherë nuk janë furnizuar me ujë të mjaftueshëm. Megjithatë ata tashmë janë afër për ta zgjidhur edhe këtë problem.
“Jemi duke punuar për t’u lidhur me Dremjak. Edhe uji është më i mirë edhe ka sasi të mjaftueshme”, pohon kryetari i Slivovës.
Autoritete komunale të Ferizajt inspektuan të mërkurën disa punishte ku po realizohen projekte zhvillimore dhe bënë të ditur se aktualisht në këtë komunë janë në fazën e tenderimit, kontraktimit apo realizimit rreth 50 projekte të planifikuara për sivjet.