Për 200 mësimdhënës konkurrojnë 2 000 kandidatë

Gjilan, 11 gusht - Për 200 vende pune të mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme të Gjilanit kanë konkurruar rreth 2 000 kandidatë, është thënë nga zyrtarë komunalë të arsimit.
Derisa intervistimi i kandidatëve për mësimdhënës do të nisë javën e ardhshme, të mërkurën ka nisur intervistimi i kandidatëve për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë shkollash. Bujar Nevzati, drejtor komunal i Arsimit, ka thënë se për 10 pozita drejtorësh e zv.drejtorësh kanë aplikuar 40 kandidatë, ndërsa kanë qenë të lira 13 vende, por për tri shkolla kandidatët nuk i kanë plotësuar kriteret e konkursit dhe ato do të rishpallen.
Ditë më parë, AAK-ja dhe LDD-ja në Gjilan kanë kërkuar përzgjedhje profesionale dhe
jo politike të kuadrit mësimor dhe atij menaxhues në shkolla.
Në këtë kontekst, Nevzati, ka nënvizuar se nuk do të ketë përzgjedhje të stafit menaxhues e as të mësimdhënësve në shkolla mbi baza partiake, por vendimtar dhe përcaktues në përzgjedhje do të jetë aspekti profesional dhe cilësia e kandidatëve, e atyre që kanë aftësi dhe potencial intelektual e profesional për të punuar në shkolla, në të mirë të edukimit dhe cilësisë në mësim.
Numri i madh i atyre që kanë aplikuar për mësimdhënës shpjegohet me shkallën e madhe të papunësisë. Drejtori i Qendrës Rajonale të Punësimit në Gjilan, Xhevat Aliu ka thënë se në Anamoravë janë të evidentuar 35 773 punëkërkues.
Aliu ka thënë se vetëm në Gjilan janë të regjistruar 22 295 punëkërkues. Prej atyre që presin punë vetëm në Gjilan janë 343 punëkërkues me diplomë universiteti, po aq
me SHLP, plus numri i atyre me diploma fakultetesh e SHLP-së në Kamenicë e Viti, të
cilët po ashtu kërkojnë punë. Zyrtarë të QRP-së kanë thënë se një përqindje e të papunëve nuk paraqitet fare në zyrat e punësimit.