E Diel, 1 Nëntor 2026

Holtkemper: BE-ja pret nga politika zgjidhjen e 12 problemeve

Sipas saj, bllokada politike ishte një nga shkaqet kryesore që ka penguar marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Bllokada politike që zgjat prej afër një viti e gjysmë është një prej shkaqeve kryesore pse Komisioni Evropian në raportin e fundit të progresit nuk e rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat. Para së gjithash do të thosha se është në interes të popullit shqiptar që të dy kampet politike të arrinin të gjenin një zgjidhje kompromisi, në mënyrë që të parandalohet një humbje e mëtejshme në besimin e shqiptarëve në institucionet e tyre politike dhe që të ketë mundësi për përkushtim ndaj detyrave urgjent,e që kërkojnë bërja e reformave”, deklaroi Holtkemper për sesionin shqip të D. Welle.

Ajo shtoi se ndjente keqardhje që dy kampet politike nuk mundën të gjenin një zgjidhje kompromisi. “Së fundmi, dihet që ishte propozuar nga Parlamenti Evropian një formulë e qartë kompromis, ku ne vërtet kishim shpresa shumë të mëdha se kompromisi do të dilte në dritë ditët e fundit. Raporti i progresit për vitin 2010 numëron 12 fusha problematike, në të cilat BE pret dhe shpreson hapa konkretë. Krahas funksionalitetit të Parlamentit këtu ka dhe fusha të tjera me rëndësi të madhe, sikundër janë demokracia, shteti ligjor dhe sistemi i drejtësisë. Bllokada politike pengon dhe zgjidhjen e këtyre fushave problematike”, vijoi ajo.

Sipas ambasadores gjermane, në raportin e vjeshtës pritet të publikohen arritjet deri në verë të këtij viti dhe për këtë arsye, vazhdon ajo, një sërë çështjesh kanë nevojë për zgjidhje dhe këtu duhet edhe roli i opozitës. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-12 09:13
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›