E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjykimi i Kurtit

Gjykim i Albin Kurtit është shtyrë sërish, në mungesë të avokatit mbrojtës dhe të vet Kurtit. Me këtë rast, Ferdinando De Mangota, kryetar i trupit gjykues ka thënë se edhe kësaj radhe Oda e Avokateve të Kosovës ka dështuar për të nderuar profesionin e tyre, po ashtu edhe Policia e Kosovës, për të arrestuar Kurtin.

“Të gjitha këto rrethana e detyrojnë trupin gjykues që ta shtyjë për një kohë më të gjatë këtë gjykim. Ju bëjë thirrje institucioneve të Kosovës për të ushtruar detyrat e tyre në mënyrë etike që t’i nderojnë edhe detyrën e tyre”, ka shtuar ai.

Seanca e radhës do të mbahet në ditën e verës me 21 qershor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›