E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një dietë efikase për të shpërtuar nga Diabeti!

SHBA- Një studim nga një grup mjekësh nga Universitetit i Newcastle ka rezultuar i suksesshëm pasi është provuar në një grup pacinetësh. Sipas të dhëave dieta do të bënte të mundur uljen e nivelit të dhjamit (yndyrës) në pankreas dhe në mëlci duke mundësuar në këtë mnyrë riprodhimin brenda normave të lejuara të insulinës. Në pjesën më të madhe pacientët janë shëruar plotësisht në një distancë 2 deri në 3 muaj deri në përfundim të plotë të dietës.

Sipas mjekëve të cilët rekomandojnë një dietë të tillë nëse ushqeheni për dy muaj rrjesht eskluzivisht me perime të tillë si: spinaci, sallatë jeshile, marule, lakër, fasule, bishtaje, speca, karrota etj si dhe fruta të shtrydhura mund të zhdukë në një masë të konsiderueshme diabetin tek ju. Studimet kanë treguar se ndryshimi do të ndjehet menjëherë në trupin e një personi që vuan nga diabeti madje që në javën e parë të dietës pasi niveli i glukozës në gjak do të mund të rikthehet në nivele normale të saj, ndërkohë mjekët nëpërmjet kësaj diete kanë mundur të verifikojnë edhe një ulje të nivelit të yndyrës në pankreas në përmasat 6-8%. Në përfundim të tre muajve të dietës personat që vuajnë nga diabeti mund të fitojnë nivelet normale të sheqerit në organizmin e tyre.

Mjekët rekomandojnë se kjo nuk do të thotë se është një dietë që vlen për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti, por ajo që është e sigurtë, është se nëpërmjet kësaj diete që përmban në thelb mos tejkalimn e 600 kalorive në ditë mjekët kanë vërtetuar se nëse një diabetik arrin të dobësohet shumë, atëherë ai mund të shpëtojë nga diabeti. Sipas mjekëve efekti që një dietë me perime dhe fruta mund të ketë në personat diabetik të nivelit 2 mund të jetë me rezultate impresionuese, ndaj personat që vuajnë nga diabeti nuk duhet ta konsiderojnë sëmundjen e tyre si një dënim me vdekje.

Sigurisht që mund të jetë më e thjeshtë që diabeti të luftohet me ilace sesa të modifikosh gjithë stilin e jetesës dhe mënyrën e të ushqyerit, por kjo dietë është më e efekshme dhe më pak e dhimbshme si dhe me pak vullnet të mirë mund të arrihen rezultatet e duhura. Nëse mund të reduktojmë kalotritë në ushqimet tona atëherë do të mund të ulim nivelin e yndyrës në pankreas dhe në mëlci dhe duke shkaktuar kështu përfitime direkte në mekanizmin e insulinës. Dieta e rekomanduar nëpërmjet të cilës duhet të marrim vetëm 600 kalori në ditë nëërmjet konsumimit të perimeve dhe frutave mund të duket pak si e pamundur si dhe shumë pak kalori, në një kohë që një njeriut i duhen të paktën 800 kalori në ditë që të mbijetojë.

Por, sakrifica ja vlen sipas mjekëve pasi kjo nuk është një dietë që duhet të zgjasë gjithë jetën. Ato rekomandojnë se gjëja më e mirë është që të aplikohet një dietë e ekuilibruar dhe që të mund ta vazhdojmë me kalimin e kohës, dhe kjo mund të arrihet me një dietë të butë hypokalorike duke e ndërthurur edhe me aktivitet fizik. Kjo mund të bëhet edhe në mënyrë të tillë, si përshembull nëse ne konsumojmë një briosh që përmban 200 kalori atëherë ne mund ta balancojmë me ecje për gjysmë ore 3-4 herë në javë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›