Rome, shuhet ishpresidenti italianFrancesco Cossiga
ROME- Ish presidenti italian Francesco Cossiga është ndarë sot nga jeta në moshën 82 vjecare pas një ataku kardiak. Ai ndodhej i shtruar në spitalin e Romes “Gemelli” prej 9 ditësh, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte renduar gjatë natës. Cossiga sipas raportimit mjekësor të mëngjesit kishte shfaqur një përkeqësim të frymëmarrjes. Ish presidenti italian u shtrua në spital për një terapi intensive, pasi pati probleme me frymëmarrjen për shkak edhe të uljes së tensionit të gjakut. Në castet e fundit të jetës ai shoqërohej nga fëmijet e tij Xhuzepe dhe Anamaria, të afërm, miq dhe roje, të cilët presidenti i quante “ëngjëjt mbrojtës”. Cossiga u zgjodh si kreu i senatit italian në 12 korrik të vitit 1983 dhe e mbajti këtë detyrë deri në vitin 1985, kur u zgjodh President i vendit. Francesco Cossiga dha dorëheqjen dy muaj para përfundimit të mandatit në vitin 1992. Më pas ai u shpall si Senator i përjetshëm.
(NEWS24/balkanWeb)
(NEWS24/balkanWeb)