E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshëngritje, 10atletët shqiptarë nëBotërorin e Antalias

TIRANE- Peshëngritja shqiptare përcakton 10 peshëngritësit që do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Botëror të Antalias (Turqi) nga datat 13-27 shtator.

Shqipëria do të përfaqësohet me 10 sportistë, 4 femra dhe 6 meshkuj në këtë aktivitet.Për femra do të marrin pjesë Shqiponja Brahja në peshën 48 kg, Sherjana Ruci në peshën 53 kg, Romela Begaj e Fetije Kasaj në peshën 58 kg.

Ndërkohë, për meshkuj Shqipëria, do të përfaqësohet nga peshëngritësi Romario Avdiraj 56 kg, Daniel Godelli e Briken Calja në peshën 69 kg, Erkand Qerimaj në peshën 77 kg, si dhe Ervis Tabaku dhe Endri Karina në peshën 94 kg.
Sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Ilir Kraja i ka thënë atsh-së se ekipi do të drejtohet nga trajnerët Genc Barkiçi, Hektor Shaqiri, Zef Kovaçi, Leonard Toska dhe Sokol Bishanaku.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›