Në Has trashësia e shtresës së dëborës arriti në mbi 1.2 metra, lëvizja në fshatra është shumë e vështirë
Rreshjet e mëdha të dëborës që po vazhdojnë prej 3 ditësh kanë izoluar zonat rurale të rrethit të Hasit.
"Rreshjet e mëdha të dëborës po e bëjnë të pamundur hapjen e rrugëve, që lidhin komunat me qytetin e Krumës, ndërsa fshatrat janë tashmë të izoluara nga dëbora që po vazhdon të bjerë pa ndërprerje. Tashmë në qytetin e Krumës trashësia e dëborës ka arritur në afro 50 centimetra, ndërsa në zonat rurale trashësia e dëborës ka arritur në mbi 1,2 metër",- tha kryetari i bashkisë Bardhyl Peka.
Sipas tij, aktualisht është e hapur për lëvizjen e mjeteve aksi rrugor Krumë - Kukës, ku punon pa ndërprerje një borëpastruese dhe aksi rrugor Krumë - Qafë Prush. Të gjitha akset e tjera rrugore janë të bllokuara",- saktësoi Peka.
Ndërkohë, probleme ka edhe në drejtim të furnizimit me energji elektrike, pasi janë disa fshatra të thella që për shkak të defekteve prej disa ditësh nuk furnizohen me energji elektrike, pasi rreshet e dëborës së madhe kanë penguar specialistët e KESH-it, të mbërrijnë në vendet ku janë defektet.
...