E Diel, 1 Nëntor 2026

Srebrenica në Hagë, Familjarët dështojnë në padinë për KB

HAGE-Familjarët e viktimave të masakrës së Srebrenicës dështuan në përpjekjen e tyre në gjykatën e Holandës që t’i paditin Kombet e Bashkuara për kompensim.

Gjykata e Apelit në Hagë tha se Kombet e Bashkuara kanë imunitet nga përndjekja, gjë që është mishëruar në konventat ndërkombëtare që kanë themeluar organizatën botërore.

Grupi i quajtur “Nënat e Srebrenicës” dëshiron t’i paditë Kombet e Bashkuara dhe Holandën për shkak se dështuan ta mbronin enklavën.

Rreth 8.000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe në korrik të vitit 1995, të cilat e kontrollonin enklavën e Srebrenicës, përkundër pranisë së paqëruajtësve holandezë. Kjo masaker u cilesua me renda ne historine europiane pas Luftes se II Boterore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›