E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Projektet e mandatit të ardhshëm për qarkun e Elbasanit – mijëra vende të reja pune

12-06-2013 / Gazeta 55

Kryeministri në Tregan me premtime të tjera për rrugët dhe hidrocentralet

Për qarkun e Elbasanit projektet qeverisëse në mandatin e ardhshëm do të jenë jo të pakta.
Në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Tregan të Elbasanit, kreu i qeverisë Berisha parashtroi angazhimet që do të jetësohen pas 23 qershorit.
“Jemi të vendosur në ndërtimin e by passit të Elbasanit, në ndërtimin e rrugës Banjë-Elbasan që shkurton 10 km rrugën Gramsh-Elbasan.
Aty ku jeni ju ne do të ndërtojmë rrugë që prodhimet e juaja të dalin sa më shpejt në treg. Ju garantoj se potenciali i madh i zonave turistike, të bëhet një potencial për të gjithë shqiptarët dhe turistët nga mbarë Europa. Do të shfrytëzojmë të gjitha burimet njerëzore për të ndërtuar HEC-et. Në qark janë për tu ndërtuar dhe 80 HEC-e të tjera me të cilat do të punësohen mijëra e mijëra qytetarë të Elbasanit, Librazhdit, Gramshit”, vuri në dukje kryeministri.
Por zhvillimi i deritanishëm për kreun e qeverisë u bë i mundur pikërisht nga mbështetja që shqiptarët i kanë dhënë kësaj mazhoranca. Ndaj për të vijuar me tej me projektet e saj, Kryeministri kërkoi votën në 23 qershor. 
“Këto vite sollëm Shqipërinë në orën e zhvillimit se së bashku anëtarësuam Shqipërinë në NATO, nënshkruam MSA, ia dolëm të heqim vizat duke lëvizur të lirë në Europë, së bashku ia dolëm të marrim shansin për statusin, por na e pengoi shoku i autobusit mavi, të cilin e detyruan ta votojë. Por ne brenda këtij viti do të mund ta marrim atë. Ftoj të gjithë banorët që me 23 qershor të votojmë për infrastrukturën moderne të fshatrave të tyre, të votojnë për punësimin e këtyre komunave, për fermat e tyre”, deklaroi Berisha, gjatë këtij takimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›