E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër, lëshohet urdhër arresti për Ilir Kumbaron

Britanikja Daily Mail ka bërë të ditur lajmin se Londra ka lëshuar urdhër arresti për ish agjentin e SHIK- ut Ilir Kumbaro. Ish-shefi i shërbimeve sekrete, akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas në Remzi Hoxha në vitin 1995, ndërsa i është dhënë leje qëndrimi për në Britani që nga gushti i vitit 1996. Kjo pasi Kumbaro ishte paraqitur si refugjat kosovar, duke u paraqitur me emrin e rremë ,Shaqa Shatri. Gjyqtari britanik lëshoi urdhër- arrestin pasi Kumbaro nuk mori pjesë në seancën dëgjimore. Ai gjithashtu paralajmëroi policinë nga gjykata, që të rriste gatishmërinë në aeroporte dhe pika të tjera kalimi për të ndaluar largimin e Kumbaros nga Britania. Vetëm pak kohë më parë Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “burg pa afat” për ish-shefin e SHIK-ut, Ilir Kumbaron, vendim i cili i hapi rrugë ekstradimit të Ilir Kumbaros në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›