E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Në Japoni mora mbështetje për integrimin në NATO”

• Kryeministri Sali Berisha, tha dje se gjatë vizitës në Japoni mori mbështetjen e Tokios për integrimin në NATO.Gjatë një konference për shtyp pas ardhjes nga Japonia, kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se përfituesja më e madhe duket se do jetë Tirana për të cilën është marrë një kredi rreth 110 milion dollarë për kanalizimet e ujërave të zeza. "Sikundër i shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë kryeministrit Fukuda për angazhimin e tij për të shqyrtuar me përparësi një seri projektesh të tjera të mëdha në fushën energjetike, të infrastrukturës, arsimit dhe shëndetësisë, si dhe për mbështetjen që qeveria e tij i jep përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe NATO dhe kontributin e madh që Kryeministri Fukuda dhe Japonia japin për paqen dhe stabilitetin në botë në tërësi dhe në rajonin tonë në veçanti", theksoi dje Kryeministri Berisha. Në të njëjtën kohë, Kryeministri Berisha bëri të ditur se gjatë kësaj vizite, pjese e axhendës së tij ishin edhe diskutimet për Kosovën. Kreu i ekzekutivit tha se i ka kërkuar Japonisë, të japë donacione për shtetin më të ri që pritet të shpallë pavarësinë në ditët e ardhshme. "Kosova ishte një nga temat kryesore gjatë vizitës. Një numër zyrtarësh japonezë e kishin vizituar Kosovën dhe e njohin atë. Japonia është ndër donatorët më kryesorë në botë dhe unë bëra thirrje që të shqyrtojmë mundësinë e një ndihme rajonale për Kosovën. Të njëjtën gjë, ish-Kryeministri Mori i paraqiti gjatë darkës Kryeministrit Fukuda. Jam i bindur se si direkt ashtu edhe në konferencën e donatorëve që do të zhvillohet për Kosovën, Japonia mike do të japë kontributin e saj për paqen dhe stabilitetin në Kosovë e rajon", theksoi Kryeministri.110 milione usdKryeministri Berisha bëri të ditur dje se në Japoni u mor një kredi rreth 110 milionë dollarë për projektin e kanalizimeve dhe ujërave të zeza të kryeqytetit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›