E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Demokratë e socialistë kundër politikës së vjetër!

• Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vazhduar "Dialogun me Shqipërinë" në veri të vendit. Rama ka qenë mes banorëve të fshatrave të Malësisë së Shkodrës.Në bashkëbisedimin me ta, Rama kërkoi që të gjithë, demokratë dhe socialistë, të thyejnë konceptet e së kaluarës dhe të bashkohen kundër një të keqeje të madhe të përbashkët siç është varfëria. Në fshatrat Gruemirë dhe Guxi e re, Rama ka bashkëbiseduar për hallet dhe problemet e këtyre zonave të cilat janë lënë në mëshirë të fatit. "Asnjë investim i kryer në këto zona, banorët shumica të papunë dhe me emra në listat tepër të gjata të ushqimeve të papaguara. Këtë mungesë shprese dhe mungesë të ardhmeje ia kanë përcjellë banorët me dëshmitë e tyre kryetarit të socialistëve", është shprehur Rama. "Zgjidhja është që demokratë dhe socialistë të thjeshtë, shqiptare dhe shqiptarë që jetojnë veçanërisht në fshat ku për politikën e vjetër për qeverinë e politikës së vjetër të 17 viteve nuk jetojnë njerëz, jetojnë qenie të gjalla që mbijetojnë si të munden, se nuk i intereson kujt se a marrin a s'marrin frymë dhe si mbajnë frymën gjallë, të bashkohemi dhe t'i japim fund kësaj historie", tha Rama. Sipas tij, "të gjithë shqiptarët duhet ta shembim murin që na ndan socialistë dhe demokratë, pasi njësoj si për socialistët, si për demokratët dhe si për gjithë të tjerët kjo politikë e vjetër na çon të gjithëve në greminë dhe t'i japim jetë një politike të re një politikë me njerëzit për njerëzit". Në takimet e djeshme, Rama ka hyrë në dyqane dhe minimarkete ku ka vërejtur lista të gjata të banorëve të këtyre zonave të papaguara. Kreu socialist i ka konsideruar paragjykime ndasitë e krijuara mes të majtëve dhe të djathtëve, të cilat sipas tij "nuk bëjnë gjë tjetër veçse i ndajnë njerëzit e thjeshtë e të ndershëm të punës në majtas dhe djathtas dhe që ua lehtësojnë sundimin një grushti njerëzish që përfaqësojnë politikën e vjetër, e cila tallet me njerëzit, e cila nuk do të dijë nëse ka apo s'ka njerëz në fshat, e cila në mënyrë të veçantë ata që jetojnë në fshat i konsideron jashtë liste për çdo problem".ReagimetNë takimin e djeshëm Rama ka takuar dhe dy simpatizantë të PD-së. "Ku po shkojmë?! Pa punë, pa bukë, pa ujë, pa asgjë në botë. Çmimet po e shihni se ku kanë arritur. Vijnë këtu thonë do bëjmë ndriçimin, asfaltimin, do ju sjellim ujin e pijshëm, por në 17 vite asgjë s'kanë bërë. 17 vjet kam që i kam dhënë votën më në fund asnjë gjë nuk rregulloi Sali Berisha në këtë fshat", është shprehur një banor i Gruemirës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›