Antikushtetuesja, betejat e humbura të Kryeministrit
Autori i Lajmit: Nga Lorenc Vangjeli
Revista MAPO bën një listim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që ka hedhur poshtë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Shqipërisë një numër vendimesh dhe ligjesh të qeverisë Berisha dhe të Kuvendit. Të gjithë janë brenda, që nga drejtësia, pronarët e vjetër dhe biznesi i ri, e deri tek akademikët, pushteti vendor dhe ushtarakët
Ka një aksiomë të vjetër që thotë se një individ, në fjalorin e tij përmend më së shumti ato fjalë dhe virtyte që i mungojnë. Më e dukshme është një gjë e tillë në fjalorin politik të një politikani. Nëse i besohet deri në fund kësaj aksiome të vjetër, atëherë, kur një politikan si kryeministri shqiptar Sali Berisha flet për respekt të ligjit dhe shenjtërinë e tij, zakonisht do kujtuar e kuptuar e kundërta. Këtu nuk është fjala për të shkuarën e largët të kryeministrit; pas vitit 1997 kur humbi pushtetin, ish-presidenti konsiderohej një klient i drejtësisë shqiptare, por refuzoi të hyjë në tempullin e drejtësisë, qoftë dhe atëherë kur i duhej thjesht të jepte shpjegime ose dëshmi.
Revista MAPO ka bërë një kërkim të detajuar në Gykatën Kushtetuese për veprimtarinë e saj mbas vitit 2005, kohë në të cilën filloi mandati i parë qeverisës i zotit Sali Berisha. Ndonëse mbetur disi në hije dhe larg vëmendjes së publikut, “gardianët” e Kushtetutës, rast pas rasti, kanë shuplakuar qeverinë shqiptare për vendime të marra në kundërshtim me ligjin themelor të shtetit. Neni 124 i Kushtetutës së Shqipërisë përcakton drejtpërdrejtë: “Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj”. Dhe kështu duket se ka ndodhur me këtë trupë, e cila në shumë më shumë se një rast, është ndeshur me veprimtari të përkundërt të qeverisë që ka nxjerrë akte e vendime në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe me vetë Kuvendin, që ka ecur në të njëjtën trase të antiligjit.
Që prej disa muajsh, retorika e kryeministrit, më së shumti për problemet e mbetura ende pezull mbas zgjedhjeve të debatuara të 28 qershorit, ka pasur si kryefjalë të saj respektimin e ligjit. Sipas zotit Berisha, ka një ndalesë seroze ligjore për të pranuar kërkesën e opozitës për rihapjen e kutive të votimit, por jo të kontestimit të rezultatit zgjedhor. Për të kontrastuar me këtë retorikë, MAPO ka zgjedhur të publikojë të gjitha ato çështje kur qeverisja në këto katër vjet e gjysmë ka qenë “e pavarur” ndaj ligjit themelor të vendit, Kushtetutës.
Kur hidhej në “erë” KLD-ja
Në datën 22 maj 2006, një grup deputetësh i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me kërkesën: “Shfuqizim si i papajtueshëm me Kushtetutën i ligjit nr. 9448, datë 05.12.2005, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë per shkak se: institucioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë organizohet e funksionon me natyrë permanente, por jo me anëtarësi me kohë të plotë pune; Papajtueshmëria e mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me çdo veprimtari tjetër politike, publike ose private (përveç mësimdhënies) vjen në kundërshtim me përcaktimin kushtetues të anëtarësisë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për shkak të detyrës si gjyqtar; Ligji i ri ndërpret si mandatin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ashtu edhe ushtrimin e funksionit të gjyqtarit në kundërshtim me Kushtetutën; Konflikti i interesave, që ligji në shqyrtim synon të shmangë, është i zgjidhshëm nga legjislacioni në fuqi; Ligji i ri del jashtë logjikës kushtetuese të përfaqësimit të gjyqësorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe cënon parimin e vetëqeverisjes së tij; Ligji është miratuar në kundërshtim me kërkesat e nenit 82 të Kushtetutës, që përcakton detyrimin e Këshillit të Ministrave për tu shprehur për faturën financiare të ligjit; Neni 3 pika 4 i ligjit i jep anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, imunitet nga ndjekja penale, cilësi kjo që nuk është parashikuar në Kushtetutë; Neni 2 ndalon Presidentin e Republikës, Kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe Ministrin e Drejtësisë të kryejnë detyrat e tjera publike veç asaj të anëtarësimit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Gjykata Kushtetuese vendosi: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të neneve 2, 3, 4, 5 e 6 të ligjit nr. 9448, datë 05.12.2005 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Ishte kjo beteja e parë e rëndësishme që qeveria e zotit Berisha humbi në terrenin e drejtësisë; kritikët e tij politikë atëherë e akuzuan zotin Berisha se me anë të ligjit antikushtetues për KLD-në, kërkonte ta merrte atë nën kontrollin e tij politik.
Të tjerët
Rastet e tjera vazhdojnë në këtë listë aspak të lavdishme. Në datën 15 tetor 2007, një grup deputetësh fitojnë të drejtën që të konsiderojnë antikushtetues vendimin e qeverisë të disa neneve në ligjin “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, për shkak se këto nene binin ne në kundërshtim me nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ky ligj synonte kontrollin politik të akademisë së shkencave nga ana e qeverisë. Gjykata Kushtetuese vendosi: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të frazës “pa të drejtë vote” në nenin 8 të ligjit nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”;
Ato vazhdojnë më tej me ankesën e bërë nga konferenca e rektorëve që kërkonte shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të fjalisë së tretë të pikës 1 të nenit 23 dhe pikave 2 dhe 3të nenit 64 të Ligjit nr.9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, për shkak se këto nene cënonin autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, të sanksionuar në nenin 57, pika 7 të Kushtetutës. Nenet e këtij ligji synonin kontrollin nga ana e ekzekutivit duke cënuar kështu parimin e autonomisë universitare.
Gjykata Kushtetuese vendosi ndër të tjera: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të pikës 2 të nenit 64 të Ligjit nr.9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Gjykata Kushtetuese ka dalë jashtë vullnetit të qeverisë dhe ka kundërshtuar atë duke e konsideruar si antikushtetuese edhe në rastin e kërkesës së Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi “që kërkonte shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 9, të ligjit nr. 9583, datë 17.07.2006, “Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”.
Po kështu dhe me Shoqatën Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë që kërkonte shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të neneve 1, 2 (pikat 5 e 6), 7 (shkronjat “a, b”) e 9 të ligjit nr. 9481, datë 16.02.2006 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimet shoqërore suplementare të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të ish-ushtarakëve.
Nuk kanë munguar të jenë kundër vendimeve antikushtetuese të qeverisë së zotit Berisha edhe përfaqësuesit e biznesit, që nga disa shoqata biznesi, investitorë të huaj, dhoma amerikane e tregtisë të cilët së bashku kërkuan shpalljes si antikushtetues të ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Fituan dhe ata. Gjykata Kushtetuese vendosi: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të pikës 2, të nenit 3, të Ligjit nr.9713, datë 16.04.2007 “Për disa ndryshime në Ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.
Të njëjtin fat pati edhe ligji “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të kundërshtuar nga një grup deputetësh. Gjykata Kushtetuese vendosi: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Kartën Europiane të Autonomisë Lokale të neneve 3, pika 8; 4, pika 1, shkronjat “a”, “ç”, dhe pika 2, shkronja “b”; 5, pika 2; 6; 7; 8; 10; 14, pika 3; 16, pika 2, 5; 17; 20, pika 2; 26 të ligjit nr. 9895, datë 09.06.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”; Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin si antikushtetues të nenit 4, pika 1, shkronja “b”, “c”, “d”; pika 2, shkronja “a”, “c”, “ç”; pika 3, si dhe të neneve 16, pika 1, 3, 4; 23; 24 dhe 28 të ligjit nr. 9895, datë 09.06.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.
Fitore të rëndësishme arritën në Gjykatën Kushtetuese edhe shoqata e shoqërive të hidrokarbureve. Ata kërkonin shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.52, datë 14.01.2009 “Për cilësinë e lëndës djegëse gazoil (diezel), të prodhuar nga rafinimi i naftës bruto, të nxjerrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe të tregtuar për automjete rrugore e gjeneratorë.”
Gjykata Kushtetuese vendosi: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të pikave 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9 dhe 11 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.52, datë 14.01.2009 “Për cilësinë e lëndës djegëse gazoil (diezel), të prodhuar nga rafinimi i naftës bruto, të nxjerrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe të tregtuar për automjete rrugore e gjeneratorë.
Për t´u përmendur është dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 5 maj 2008 që ka shfuqizuar si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr. 9399, datë 12.05.2005 “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare”.
Kjo listë e zezë duket shumë për veprimtarinë e një qeverie. Por qeveria e zotit Berisha thjesht e shënon një listë të tillë të zezë në listën e gjatë të rekordeve të saj aspak normale. Edhe atyre që janë kundër Kushtetutës së Shqipërisë, mbi të cilën qeveria e zotit Berisha është betuar për besnikëri.
(Postuar nga MAPO)
Ky lajm është publikuar: 30/11/2009