E Shtunë, 31 Tetor 2026

Onufri 2010 edhe sivjet brenda Shqiperise

Ekspozita nuk ka teme per diskutim

Tirane 18 nentor NOA/ Milena Selimi - Ekspozita e sivjetshme Onufri 2010 do te fokusohet ne skenen lokale te arteve pamore shqiptare per ekspozimin e kerkimeve me te fundit te artisteve.

Onufri 2010 do te hapet me 23 dhjetor ne sallen e ekspozitave te GKA-se ne Tirane. Viti i dyte qe Ekspozita Nderkombetare e Arteve Vizive ia jep hapesiren e Galerise Kombetare te Arteve vetem per artiste shqiptare te Shqiperise.

Kuratorja e edicionit te 17-te te Ekspozites Nderkombetare te Arteve Vizive Onufri 2010 eshte studiuesja Suzana Kuka Varvarica e cila shprehet per mediat se mendon te ngreje nje ekspozite qe per baze do te kete individualitetin e artistit shqiptar ne keto kohe.

Mendohet se pjesemarresit rreth 15-20 artiste ekspozues do te jene te cliruar nga koncepti kuratorial pasi sipas kuratores zgjedhja e veprave ne baze te nje teme te percaktuar sjell kufizime per artistet.

shte vepra qe percakton nese eshte pjese e artit kontemporan ne Shqiperi ose jo vijon Varvarica.

Pas Tiranes mendohet se do te zbulohen edhe artistet ne rrethe pak gjasa ka per artistet pamore ne trojet shqiptare jashte Shqiperise.

shte viti i dyte qe Ekspozita Nderkombetare e Arteve Vizive tkurret brenda territorit shqiptar.

Vitin e kaluar ishte Parid Teferici ai qe vendosi per kete gje dhe pa ndonje koncept kuratorial.

Pati debat ai lloj ndertimi i Onufrit edhe nga artiste pjesemarres te cileve iu dukej pa kuptim qe nje konkurs ta ndash ne breza artistesh te rinj e te vjeter dhe ti ftosh pa nje ide per diskutim.

Nje vit me pare fituesit u ndane ne dy grupe ai i gjenerates se vjeter qe u fitua nga Hasan Nallbani dhe dy fituesit e gjenerates se re qe u shpallen te rinjte Aldi Zgjani dhe Enkelejd Zonja.

mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›