Projektligji Per Artin dhe Kulturen pritet miratimi ne Parlament
Tirane 18 Nentor NOA/ Milena Selimi - Projektligji Per Artin dhe Kulturen kalon se shpejti ne Parlament. Pas nje odiseje me argument pro dhe kunder ne komisionin per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik mbeshtetur dhe kundershtuar nga grupet e interesit artiste drejtues te institucioneve te kultures ne nje mediatizimim jot e pakte ne faqet e shtypit po i afrohet vendimit final qe mbetet miratimi nga Parlamenti.
Nje pjese mendojne se mbi kete ligj bie mallkimi i ligjit Per Teatrin qe nuk u zbatua kurre dhe u pasua nga nje ligj tjeter i pazbatuar.
Te tjere e quajne ligj reformues sepse u jep mundesi subjekteve te private te konkurrojne.
Ligji i ri parashikon qe buxheti te kaloje nga ministria ne Qendren Kombetare te Artit dhe Kultures e cila ka nje bord qe propozohet nga titullari i institucionit. Ministri Xhaferaj e cileson nje model i funksionimit deri diku i pavarur i institucioneve te publike te artit dhe kultures.
Pika e fundit e diskutimeve mbeti ankesa per financimin e projekteve dhe veprimtarive artistike kulturore. Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve financon nga fondi buxhetor projekte artistike e kulturore me synim ruajtjen e trashegimise dhe vlerave kombetare ne funksion te politikave kulturore te pervitshme si festivale konkurse kombetare veprimtari jubilare promovime dhe botime kolonash.
Cili eshte rezultati i nje festivali qe mbeshtet me para te taksapaguesve ne vlera deri dhe 10 milione leke te reja buxhete qe konkurrojne buxhetin e Teatrit Kombetar-nje pyetje qe nuk merr pergjigje nga perfaqesuesit e MTKRS-se present ne debatet e projektligjit.
Ne diskutimet e fundit u konstatua nga deputetja Luzia Xuvani Projektligji nuk artikulon artet vizuale nuk reformon institucionet ka nje globalizem te ekzagjeruar e vetmja risi eshte Teatri i Komedise ndersa Teatri Kombetar mbetet ne ate ate status te turpshem per vlerat qe perfaqeson.
Deputeti Mark Marku i te njejtes linje diskutimi shtoi se subvencionimi nga fondi buxhetor i kompanive private te artit nuk mund te jete financim total sepse keshtu nxitet parazitizmi e jo konkurrenca per nje produkt qe te vleresohet nga tregu. Marku tha se politike kulturore eshte ajo qe financon edukimin e publikut dhe jo ajo qe jep asistence per artistet.
Te rejat e projektligjit
Krijohet Qendra Kombetare te Artit dhe
Kultures.
Krijohen Teatri Kombetar i Komedise dhe Cirku Kombetar.
Pushteti vendor jep 30 te buxhetit te kultures per mbeshtetjen e teatrove.
Subvencionim nga fondi buxhetor i kompanive private te artit.
Fondet per projektet artistike nuk i nenshtrohen legjislacionit per prokurimin publik.
Kane thene per projektligjin ne Kuvend
Kico Londo Teatri i Metropolit Historia e legjislacionit te artit skenik ne 20 vitet e fundit ka nje parabole te cuditshme. Ka nje vendim te Keshillit te Ministrave te vitit 1993 me te cilin te gjitha institucionet vazhdojne te punojne. shte bere nje ligj ne vitin 2000 i cili deshtoi. shte bere edhe nje ligj ne vitin 2006 i cili gjithashtu deshtoi. Me kete ligj shteti po stimulon ngritjen ne nivelin kombetar te cdo lloj vlere te dyshimte. Ky eshte masonizem komunist.
Zhani Ciko Teatri i Operes dhe Baletit Ne rast se Kuvendi do ta miratoje kete ligj do te beje hapin e pare cilesor me kete ky ligj qe nje pjese e buxhetit te pushtetit lokal te kaloje ne funksion te institucioneve artistike. Kjo eshte reforma per mua. Kjo eshte gje e madhe qe do te lejoje qe edhe nje komune te jape dicka per kulturen per angazhimin e njerezve. Kjo eshte pika e re eshte ideja e re qe sjell ky ligj.
Arben Kumbaro regjisor Beni nje ligj nga sot e tutje preje me thike mos merr njeri pa audicion dhe pa kontrate artistike jo me urdher politik. Kjo histori duhet te marre fund. Ju lutem reflektoni thelle per kete ligj dhe mos e kaloni sepse do te kete reperkusione te renda ne menaxhimin e atyre pak parave qe ka kultura shqiptare.
Ndricim Xhepa aktor Ky ligj qe i takon artit nuk dua te shihet me ngjyrat e flladit kuq e blu ngjyra partiake se eshte turp. Iken 20 vjet... Une kam pershtypjen se ky ligj kerkon te mos nxitohet as ministri as komisioni parlamentar sic eshte bere ne vite.
Mark Marku deputet Gjeja me e mire qe eshte arritur me kete ligj eshte kjo per here te pare me nje ligj ministria behet nje institucion politikberes dhe krijon struktura te tilla qe merren me shperndarjen e fondeve. Krijimi i Qendres Kombetare te Artit mendoj se e zgjidh kete problem.
m.s/n.e/NOA