Një algjerian, heroi i Sllovenisë
Përgatiti: Fation Shehu
Para ndeshjes algjerianët deklaruan se nuk e llogarisnin Slloveninë dhe premtuan se do fitonin. Mbase kishin të drejtë, pasi në fushën e lojës dominuan në krahasim me kundërshtarin. Gjithsesi, gabimi i tyre ishte se nuk i kishin marrë të gjitha masat, ose më saktë problemin e kishin me veten. Një gafë e portierit algjerian Shaushi i dhuroi Sllovenisë fitoren e parë në historinë e vetë në një Kupë Bote. Përballja mes Algjerisë dhe Sllovenisë ishte një duel direkt, mes dy ekipeve që shpresojnë të realizojnë një objektiv historik në këtë Botëror. Algjerianët u treguan më agresiv dhe më kërkues në lojën e tyre, ndërsa sllovenët praktikuan një skemë, duke e kërkuar golin me kundërsulm. Shumë pak raste për shënim dhe një lojë që u përqendrua më shumë te dyluftimet për top në mesin e fushës. Djemtë e trajnerit Rabah Sadane arritën të rrezikojnë portën e Handanoviçit, por pa mundur që ta dërgojnë topin në rrjetë. Pjesa e parë përfundoi në një barazim pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë. Në minutën e 58-të, trajneri i Algjerisë nxori nga loja Xheburin, duke futur në vendin e tij Ghezalin. Por, kjo lëvizje nuk rezultoi ashtu si pritej. Sulmuesi i Sienës mori karton të verdhë pas vetëm gjashtë sekondash në fushë. Ai arriti të jetë agresiv në lojën e tij dhe i hapi shumë probleme mbrojtësve kundërshtarë, por pa mundur që të jetë i saktë në finalizim. Gjithsesi, aventura e Ghezalit nuk zgjati më shumë se 15 minuta. Pas një krosimi brenda zonës, duke mos arritur që ta godasë topin me kokë, ai zgjati krahun dhe e preku topin me dorë. Një gabim i pafalshëm dhe i panevojshëm, pasi arbitri Karlos Batres nuk e fali. Kartoni i dytë i verdhë për algjerianin, i cili e la skuadrën e tij me dhjetë futbollistë 18 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Edhe pse në disavantazh numerik, algjerianët nuk e ulën ritmin e lojës dhe e kërkuan me ngulm një gol. Madje, Ziani pati një rast të shkëlqyer, kur përfitoi nga shpërqendrimi i mbrojtësit Shuler, por e çoi topin përpara më shumë seç duhej. Ndeshja u duk se do shkonte drejt barazimit, pasi Sllovenia nuk tregoi forcën e duhur sulmuese. Edhe pse kundërshtari ishte më i paktë në numër, ata nuk arritën të bëjnë diferencën në fushë. Kishin nevojë për një “dhuratë” për të shënuar dhe në fakt ashtu ndodhi. Pas një gjuajtje të lehtë të Koren nga jashtë zone, portieri Shaushi bëri një gafë të pafalshme, pasi topi i kaloi nëpër duar dhe shkoi në rrjetë. 1-0 për Slloveninë, e cila realizoi fitoren e parë në një Botëror dhe mbi të gjitha mori tri pikë shumë të rëndësishme në garën për të siguruar kualifikimin për në raundin tjetër.
Algjeri – Slloveni 0-1
Goli: Koren 79’
Algjeria (4-2-3-1): Shaushi, Buherra, Be;haxh, Jahia, Halish, Lasen, Xhebur (Ghezal 58’), Matmur (Saifi 81’), Ziani, Jebda, Kadir (Guediura 82’)
Trajner: Rabah Sadane
Sllovenia (4-4-2): Handanoviç, Breçko, Shuler, Cesar, Jokiç, Koren, Birsa (Peçnik 84’), Kirm, Radoslavjeviç (Komac 87’), Dediç (Ljubijankiç 53’), Novakoviç
Trajner: Matjaz Kek
Kartonë të verdhë: Jebda / Radoslavjeviç, Komac
Karton i kuq: Ghezal
Arbitër: Karlos Batres
Spektatorë: 30,325
Algjeri Statistika Slloveni
11 GJUAJTJE 7
2 GJUAJTJE Në PORTë 4
0 GOLA 1
17 FAULLE Të SHKAKTUAR 10
10 FAULLE Të PëSUAR 17
4 GODITJE KëNDI 3
7 GODITJE DëNIMI 10
0 PENALLTI 0
2 JASHTë LOJE 3
1 KARTONë Të VERDHë 2
1 KARTONë Të KUQ 0
33 KOHë FIKTIVE/LOJë 36
48% MBAJTJE E TOPIT (%) 52%
Serbi – Ganë 0-1
Goli: Gian 84’ (p)
Serbia (4-4-2): Stojkoviç, Ivanoviç, Vidiç, Lukoviç, Kolarov, Krasiç, Stankoviç, Milijas (62’ Kuzmanoviç), Jovanoviç, Zigiç (69’ Lazoviç), Panteliç. Trajner: Antiç.
Gana (4-4-2): Kingson, Pantsil, Mensah, Vorsah, Sarpei, Anan, K.Asamoah (73’ Apiah), Ajeu, Boateng, Gian, Tagoe. Trajner: Rajevac.
Gjyqtar: Baldasi (Argjentinë)
Kartonë të verdhë: Zigiç, Kuzmanoviç, Vorsah, Tagoe.
Karton i kuq: Lukoviç 75’
Spektatorë: 38.833
SERBI STATISTIKA GANë
13 GJUAJTJE 16
2 GJUAJTJE Të PORTë 3
0 GOLA 1
10 FAULLE Të SHKAKTUAR 15
16 FAULLE Të PëSUAR 8
4 GODITJE KëNDI 4
11 GODITJE DëNIMI 7
0 PENALLTI 1
2 POZICIONE JASHTë LOJE 0
2 KARTONë Të VERDHë 2
1 KARTONë Të KUQ 0
52% MBAJTJE E TOPIT 48%