E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Kosovë përfundoi protesta e policisë

Zyrtarë të policisë së Kosovës, konfirmojnë se është arritur një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit grevist të policisë, për rishikimin e pagave të policisë së Kosovës. Njësitë elite të policisë së Kosovës të enjtën bojkotuan punën gjithandej vendit duke kërkuar rritje të pagave dhe nënshkrimin e kontratave të përhershme të punës. Baki Kelani, zëdhënës i policisë, tha se në takimin ndërmjet këshillit grevist të policisë dhe ministrisë së Brendshme që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm është arritur një marrëveshje dhe sot njësitet speciale të policisë janë kthyer në punë: "Në këtë takim është marrë vendim që të rishikohen dhe korigjohen të gjitha gabimet që janë shfaqur në sistemin e pagave të policisë dhe në kuadër të kësaj do të bëhet implementimi i ngritjes së pagës bruto në bazë të nivelit të kategorive të policisë. Mbi bazën e kategorive brenda policisë do të bëhet edhe nënshkrimi i kontratave të përhershme të punës", thotë Baki Kelani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›