E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama- Dalai Lama, Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin

Konfirmohet takimi mes presidentit amerikan Barak Obama dhe liderit shpitëror të tibetiane, Dalai Lama. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs tha se takimi do të zhvillohet në datën 17 ose 18 shkurt. Njoftimi i takimit Obama- Dalai Lama ka shkaktuar  tensionimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Kinës.

Në një deklaratë të disa ditëve më parë ministri i jashtëm kinez
protestoi zyrtarisht duke u shprehur se takimi mes të dyve do të minonte
seriozisht marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA. Marrëdhëniet mes këtyre dy
shteteve janë në një moment delikat për shkak edhe të pakënaqësisë së
Pekinit zyrtar ndaj vendimit të SHBA për t’i shitur armë Tajvanit.

Vizita e Dalai Lamës në SHBA do të nisë më 16 shkurt. Lideri shpirtëror
i tibetianëve do të qëndrojë fillimisht në Washington për të vazhduar
më pas vizitën e tij në Kaliforni.

Elona Mamushi

Azhornuar së fundi ( e premte , 05 shkurt 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›