Marrëveshjet tregëtare, Obama paralajmëron Kinën

Presidenti i SHBA Obama paralajmëron se do të jetë shumë i ashpër me Kinën dhe të gjitha vendet e tjera në mënyrë që ato të respektojnë marrëveshjet dypalëshe për tregëti me SHBA.
'Ne e bëjmë këtë ndërkohë që ana tjetër vendos pengesa jo-tarifore - kjo
atëherë paraqet probleme me të cilat duhet të ballafaqohemi. Prandaj ne
kemi vendosur që të përpiqemi të jemi shumë më të ashpër ndaj zbatimit
të kushteve të marrëveshjeve tregëtare mes vendeve tona. Këtë do t'a
bëjmë duke ushtruar presion të vazhdueshem mbi Kinën dhe vende të tjera
në menyre që t'i detyrojmë ato që të hapin tregjet e tyre në mënyrë
reciproke'- tha presidenti Obama gjatë një takimi të zhvilluar me
senatorët demokratë.
Tensionet mes SHBA dhe Kinës kanë qenë vazhdimisht në rritje që nga
bërja publike e planeve amerikane për t'i shitur armë Tajvanit si dhe
vizitës së paralajmëruar të Dalai Lamës në Washington.
Azhornuar së fundi ( e premte , 05 shkurt 2010 )
< I mëparshmi