E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, jo propozimit rus për një sistem të ri sigurie në Europë

Sekretarja amerikane e shtetit refuzon propozimin rus për sistemin e sigurisë. Hillari Klinton ka hedhur poshtë si të papranueshme idetë për një sistem të ri të sigurisë në Evropë. “Për sigurinë evropiane është më mirë forcimi i institucioneve aktuale se sa lidhja e kontratave të reja” shkruan Clinton në një artikull për gazetën gjermane "Süddeutsche Zeitung" me rastin e fillimit këtë të premte të konferencës për sigurinë në Mynih.

Atje pritet që për herë të parë të marrë pjesë edhe një ministër i
jashtëm kinez. Yang Jiechi do të mbajë një fjalim qendror në konferencën
që konsiderohet si forumi kryesor ndërkombëtar për politikën e
sigurisë. Në të do të diskutohet për çarmatimin bërthamor, programin
atomik iranian, për luftën në Afganistan dhe për rolin e ardhshëm të
Kinës në çështjet botërore.

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›