"Politika, vlerat qe duhet te kete primare"
INTERVISTA/ Flet Iles Braghetto, kryetar i grupit Parlamentar te eurodeputeteve te UDC italiane
Kryetari i grupit Parlamentar te eurodeputeteve te UDC italiane, Iles Braghetto, ne nje interviste dhene dje, evidenton pikat qe sipas tij duhet te mbeshtetet politika, per te pasur nje afrim real me elektoratin shqiptar. Ai vlereson elementet me primare, vlera te tilla si edukimi, solidariteti, prona, shteti i se drejtes, etj.
Z.Braghetto, ju vini ne Tirane ne emer te UDC-se italiane per te mbeshtetur PDK-ne dhe Polin e Lirise. Cilat jane lidhjet tuaja me demokristianet shqiptare?
Me Partine Demokristiane te Shqiperise kemi lidhje miqesore dhe nje bashkepunim produktiv sidomos gjate viteve te fundit. Me demokristianet shqiptare ndajme te njejtat vlera politike dhe njerezore kemi te njejtin objektiv politik per krijimin e nje Evrope te vlerave kristiane dhe liberale. Per ne demokristianet italiane, po edhe per demokristianet shqiptare, kristianizmi dhe liberalizmi jane vlera themelore. Keto jane vlerat e forta te Perendimit, jane vlerat e forta te Evropes, jane vlerat tona te forta. Ne traditen historine politike evropiane ka nje tradite qe ka ditur te menaxhoje me mire sintezen e kristianizmit dhe liberalizmit. Per kete ne jemi te vendosur te ecim ne kete rruge te madhe, duke qene pjese e familjes se madhe te PPE-se, te ndergjegjshem sic kemi qene gjithnje, se ne kete rruge udhehiqemi nga dy yje polare: Liria dhe Solidariteti.
Ne e vleresojme shume faktin qe demokristianet shqiptare po ecin ne kete rruge, qe programi i tyre politik eshte i ndertuar mbi te njejtat parime si edhe programi yne politik, por te partive te tjera kristian-demokrate te Evropes. Eshte kjo arsyeja qe ne e kemi mbeshtetur PDK-ne, me te cilen tashme kemi nje miqesi dhe bashkepunim te ngushte dhe do te vazhdojme ta mbeshtetim edhe ne te ardhmen. Mendoj se miqesia dhe bashkepunimi midis dy partive tona nuk u sherben thjeshte partive, por edhe popujve tane qe kane te njejtat objektiva ne Evropen moderne dhe ne nje bote qe po globalizohet. Nderkaq eshte ne traditen e partive demokristiane qe te bashkepunojne me njera-tjetren dhe ta ndihmojne njera tjetren ne fushata elektorale dhe ne aktivitetit e tjera politike.
Perse mendoni ju, se elektorati shqiptar duhet t'i besoje Polit te Lirise, pjese e se ciles eshte edhe PDK?
Demokracia juaj eshte e re dhe me gjithe progresin e bere prape mbetet nje demokraci formale. Partia Demokristiane dhe Poli i Lirise kane nje program modern dhe evropian, nje program te mbeshtetur mbi vlerat e perbashketa evropiane, qe ve individin, njeriun ne qender te politikes se vet dhe eshte kunder cdo tutele mbi dinjitetin dhe integritetin e jetes se tij. Ne kete program primare eshte e drejta natyrore, kunder cdo abuzimi politik, ideologjik apo shkencor. Familja gjithashtu eshte nje qender te programit politik si nje celule fondamentale e konservimit te llojit dhe e zhvillimit material dhe moral te shoqerise. Ne kete program jane primare vlera te tilla si edukimi, solidariteti, prona, shteti i se drejtes dhe primati i individit ne raport me shtetin qe jane kode dhe vlera universale te demokracive liberale. Kam bindjen se shqiptaret duke votuar per PDK-ne dhe Polin e Lirise votojne per vlerat evropiane, votojne per forcimin e demokracise ne vendin tuaj, votojne per ndryshimin e cilesise se jetes individuale dhe te familjeve te veta. Kjo eshte arsyeja qe mbeshtetjen time dhe te UDC per Partine Demokristiane dhe Polin e Lirise e konsideroj mbeshtetje per Shqiperine, per te gjithe shqiptaret.
Ju keni marre pjese ne hapjen e fushates se Polit ne Shkoder. Si e vleresoni programin e ketij grupimi te djathte dhe cili eshte parashikimi juaj per 28 qershorin?
Ketu mesova se vetem Poli i Lirise ka prezantuar nje program te shkruar. Grupimet e tjera e prezantojne programin nepermjet premtimeve ne tribuna publike dhe ne media. Me aq sa jam njohur une me aspektet e ketij programi elektoral e vleresoj ate si nje program serioz dhe qe garanton nje qeverisje demokratike dhe liberale ne sherbim te qytetareve. Ne takimin qe patem ne Shkoder une pashe se qytetaret e mbeshtetin kete program dhe e shikojne si shprese per ndryshimin e Shqiperise, per integrimin e saj ne BE. Ne demokristianet Italine duam qe kjo dite te jete sa me e afert per Shqiperine dhe do ta ndihmojme Shqiperine qe te arrije sa me shpejt standardet e domosdoshme te anetaresimit.
Natyrisht une nuk mund te bej vleresime se si do te votojne shqiptaret me 28 qershor. Por une kam besim se qytetaret shqiptare do te votojne per lirine e tyre, per vlerat e tyre, per dinjitetin dhe integritetin e tyre personal, por edhe per te ardhmen e tyre evropiane. Kete une e verejta ne te gjitha takimet qe kam patur.
Ne perfundim te zgjedhjeve, e mbeshtesni idene se Poli i Lirise duhet te beje koalicion vetem me PD-ne, duke qene se jane pjese e te njejtit spekter, apo do te ishit i hapur edhe per nje koalicion me forcat e majta?
Une besoj se Poli i Lirise dhe Partia Demokristiane do te votohen. Kjo eshte substanciale per demokracine. Edhe ne Itali pati nje tendence per ta kufizuar hapesiren politike, per ta formalizuar demokracine midis dy partive. Kjo skeme nuk funksionoi, zgjedhesit italiane nuk e pranuan. Ata votuan UDC si garanci per demokracine e tyre dhe ne zgjedhjet per Parlamentin Evropian te para disa diteve ne gjithashtu patem nje rritje. Une nuk mund te jap keshilla se me ke duhet te beje koalicione Poli i Lirise. E rendesishme eshte qe te ruhet integriteti politik dhe programor dhe te garantohet nje qeverisje liberale qe mbeshtetet ne vlerat evropiane dhe garanton progresin dhe modernizimin e Shqiperise.
Bisedoi: Mimoza Pashaj