E Diel, 1 Nëntor 2026

Armëmbajtje pa leje, arrestohen dy të rinj në Koplik

Koplik, 29 gusht, NOA Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i tyre dhe bllokimi armëve është bërë pasditen e djeshme nga Policia e Malësisë së Madhe në Koplik, në vendin e quajtur Përroi i thatë njofton korrespodenti i Agjencisë NOA. Personat e arrestuar janë Sokol Ndou, 26 vjeç dhe Aleksandër Bala, 19 vjeç. Të dy të rinjtë janë lindur dhe banojnë në Shkodër në lagjen Skënderbeg.

Pas informacionit të marrë nga dëshmitarë të ndryshëm,forcat e policisë kanë shkuar në vendin ku ndodheshin dy të rinjtë dhe kanë bërë ndalimin e tyre.

Atyre u janë sekuestruar një armë zjarri automatik Model 56 së bashku me një krehër me 9 fishekë si dhe një arme zjarri pistolete tip Zastava, me një krehër me 5 fishekë.

Të dyja armët mbaheshin pa leje nga te dy personat. Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se policia ka nisur materialet procedurale për në Prokurorinë e rrethit Gjyqësorë të Shkodrës, ky dy të rinjtë do të ndiqen penalisht për veprën penale të Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›