Grabiti lekët dhe qëllon me pistoletë në banesë për të trembur familjarët

Elbasan, 29 gusht, NOA Një 30 vjeçar ka arritur të hyjë në banesën e një familje në Elbasan duke marrë prej andej shumën prej 80 mijë lekësh të reja. Autori i cili është arrestuar më pas nga policia quhet Urim Kuka.
Ai ka zgjedhur momentin ku në banesën e familjes Gurabardhi nuk ka pasur asnjë pjesëtar të familjes dhe ka hyrë brenda në shtëpi. Por anëtarët e familjes janë kthyer në banesë dhe Kuka për ti shpëtuar kapjes ka qëlluar më armë në ajër.
Pas kësaj ai ka arritur të largohet nga banesa. Ndërkohë pronarët e banesës kanë bërë denoncimin në polici dhe menjëherë ka nisur ndjeka e autorit, sipas përshkrimit që kishin dhënë familjarët.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e Urim Kukës si dhe ka sekuestruar shumën e parave të vjedhura. Ndërsa po hetohet dhe për raste të tjera vjedhjesh të këtij autori.
a.k/NOA