E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Malishevë viti shkollor nisë me 3 objekte të reja shkollore

Malishevë, 30 gusht – Komuna e Malishevës pret që vitin e ri shkollor tanisë me tri objekte të reja shkollore, ka konfirmuar të hënën drejtori i DKA-së në këtë komunë, Isuf Morina. Objektet e reja shkollore që pritet të hapen në Senik dhe në Mleçan u takojnë dy shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, ndërkaq objekti tjetër i takon Shkollës së Mesme Profesionale apo Qendrës së Kompetencës në Malishevë, i cili pritet të jetë i gatshëm për punë në javën e parë të tetorit, kur edhe fillon procesi mësimor në këtë shkollë.
Në ndërkohë sipas drejtorit të DKA-së në Malishevë gjatë pushimeve verore janë bërë edhe meremetime në disa objekte shkollore. Drejtori i DKA-së, Isuf Morina, ka njoftuar se tekstet shkollore janë falas edhe për këtë vit shkollor, nga MASHTK, përkatësisht Qeveria e Republikës së Kosovës. Ai ka bërë me dije se librat e kërkuara nga drejtorët e shkollave tashmë kanë arritur në Malishevë. Sipas Morinës një pjesë e librave që kanë qenë të ruajtura nga nxënësit e klasave paraprake do t’u shpëndahen nxënësëve të klasave vijuese ndërkohë që për të gjitha librat që mungojnë është bërë kërkesa nga drejtorët e shkollave dhe ato tashmë kanë arritur në Malishevë. Abetaret e klasës së parë, sipas Morinës, kanë arritur komplet të reja për të gjithë nxënësit. Në një mbledhje të mbajtur të hënën nga Drejtoria Komunale e Arsimit, me drejtorët e shkollave fillore dhe mesme të komunës së Malishevës, siç ka njoftuar Zyra por Informim Publik e KK të Malishevës është konfirmuar se të gjitha objektet shkollore tashmë janë të gatshme për të filluar viti shkollor 2010-2011.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›