E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Maqedoni është shpallur epidemia e fruthit

Sipas të dhënave zyrtare, fruthi është përhapur në 50 për qind të territorit të Maqedonisë Nga Express më 12 prill 2011 në ora 20:00

Në Maqedoni është shpallur epidemia e fruthit, pasi dinamika e përhapjes së kësaj sëmundje ka marrë përmasa alarmante.

Ministria e Shëndetësisë e solli këtë vendim, pasi deri tani janë infektuar rreth 700 persona, prej të cilëve 30 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas të dhënave zyrtare, fruthi është përhapur në 50 për qind të territorit të Maqedonisë.

Deri tani, janë ngritur 30 padi kundër prindërve, të cilët nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre.

Prandaj autoritetet bëjnë apel te qytetarët që të vaksinohen nga kjo sëmundje, por kanë theksuar se nuk ka nevojë për panik. /abcnews/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›