Kriza e emigranteve Italia zbut qendrimin ndaj Evropes
Pas zënkës së Romës me kryeqytetet e tjera europiane në lidhje me përballjen e krizës së emigrantëve, ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini ka siguruar se Italia nuk dëshiron të largohet nga Bashkimi Europian.
Samiti i Luksemburgut, një ditë më parë, u mbyll me një zhgënjim të vërtetë për qeverinë italiane, e cila priste ndihmë për të menaxhuar fluksin e klandestinëve afrikane në brigjet e saj jugore. Ministri i Brendshëm, Roberto Maroni, me këtë rast akuzoi homologët se nuk po e mbështesin Italinë dhe ngriti dyshime nëse ia vlente ende që vend ii tij të ishte pjesë e BE-së.
Por, kryediplomati italian, Fratini ka shpjeguar se Maroni thjesht ishte i pakënaqur me rezultatet e takimit të Luksemburgut dhe ka folur në zemërim e sipër. “ Europa është për në ne një mundësi e jashtëzakonshme. Italia pa Europën do të ishte jo vetëm e vogël, por edhe e parëndësishme”, ka thënë Fratini.
Dallimet janë thelluar mes 27 vendeve anëtare të BE-së për mënyrat e përballjes me krizën e refugjatëve në rajon, dhe disa prej tyre shqetësohen se pranimi i shumë emigrantëve do të inkurajojë edhe më shumë të tjerë afrikano-veriore të nisen drejt Europës.
Italia është më e dëmtuara, pasi që nga nisja e trazirave në Tunizi, Egjipt e Libi, 25 mijë emigrantë kanë mbërritur në brigjet e saj jugore, kryesisht në ishullin e Lampeduzës.
Juli Prifti