E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Maqedoni sekuestrohen 135 kilogramë marihuanë, vinte nga Shqipëria

Shkup, 7 gusht  – Plot 135 kilogramë drogë e lloji marihuanë janë zbuluar nga policia maqedonase, ndërsa janë arrestuar dy poseduesit e saj.
Sipas medieve vendase, droga vinte nga Shqipëria. Sasia e drogës është gjetur në një veturë, në të cilën ndodheshin dy shqiptarë nga Maqedonia, përkatësisht Muhamer Maksuti dhe Xhevat Ademi nga Gostivari.
Policia maqedonase bëri të ditur se droga ishte porositur muaj më parë në Shqipëri ndërsa destinacioni i saj ishte Zvicra.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›