E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Mirditë 80 vjeçari merr hakun e të atit të vrarë para 70 vitesh

Rrëshen, 12 gusht -  Vrasja e ndodhur dje paradite në fshatin Ndërfanë të rrethit të Mirditës rizgjoi hasmërinë e vjetër prej më shumë se 7 dekadash.
80 vjecari Nikoll çupi ka vrarë për vdekje bashkëfshatarin e tij Ndue Lleshi, baba i dy fëmijëve, ka raportuar Gazeta Shqiptare.
Vetëm tri orë pas ngjarjes, që riktheu gjakmarrjen dhe tronditi banorët e zonës, Fran çupi ka dorëzuar në Komisariatin e Policisë së Rrëshenit babain e tij, autor i krimit. Ndërkohë, familja dhe gjithë fisi çupi janë ngujuar për 24 orë sipas kodit të gjakmarrjes, shkruan sot GSH.
Pas vrasjes i moshuari i kishte treguar djalit të tij se kishte qenë ai autori dhe se kishte marrë hakun e babait të tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›